Një grua 22 vjeçare ka humbur jetën pak javë pasi ka parë ekografinë e parë të fëmijës që mbante në bark.
Rosanna Sanderson u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Glasgow nga e ëma Jacqueline. Pasi folën me mesazhe, Jacqueline e gjeti të shtrirë pa ndjenja në krevat mëngjesin e së dielës (9 shtator).
Rosanna punonte si parukiere, ishte 14 javëshe shtatzënë dhe do bëhej nënë për herë të parë në muajin mars.
E ëma shkoi në shtëpi pasi miqtë dhe klientët e njoftuan se nuk po e kontaktonin dot. Së bashku me të ishte partneri i Rosannës, Oliver.
Trupi i pajetë do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.


