Çështja e ndarjes së kufijve një tezë e hedhur nga Hashim Thaç është bërë rrezik për stabilitetin e Kosovë shumë lider kosovar e kanë kundërshtuar këtë tezë.Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli ish-komandantët e luftë dhe tashmë lider politik njëri në rolin e kryetarit të kuvendit dhe tjetri nën portofolin e ministrit, paten sot një tur takimesh që nga ish-presidenti Mejdani e deri tek takimi me lideri e opozitës Basha. Ajo e cila ra në sy ishte se nuk paten takim me kryeministrin Rama i cili ka dale kundër kësaj ideje.
1.Takimi ish-presidentin Mejdani
Ish-presidenti Meidani priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli dhe zëvendës kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Gjatë takimit u ndanë mjaft mendime mbi disa çështje të rëndësishme të procesit politik në Kosovë, por dhe ecurinë e mëtejshme të dialogut me Serbinë, në shërbim të interesave konkrete të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, dhe jo të agjendave private politike.
2.Takimi me presidentin Meta
Delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Takimi vjen në kohën kur debati për kufijtë i iniciuar nga deklaratat e Presidentit të Kosovës vijon të jetë i ndezur.
E sigurisht si një faktor në hapësirën mbarë-shqiptare nuk ka munguar as mesazhi i Kreut të Shtetit për politikën kosovare.
“Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
3.Takimi me Lulzim Bashën
Pak pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Ai theksoi se fokusi i bisedimit mes zyrtarëve ishte tek forcimi i unitetit të faktorit në Kosovë, Rajon por edhe në Tiranë. Po ashtu lideri i demokratëve nga selia e PD-së tha se duhet të respektohet parimi i moscënimit të kufijve.
4.Takimi me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçin
Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli është pritur edhe nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Pas takimit, Ruçi e Veseli kanë folur për mediat. Kreu i parlamentit të Shqipërisë tha se institucionet shqiptare po e ndjekin me vëmendje situatën në Kosovë dhe këshilloi unitet të politikës kosovare.
5.Takimi me ish-kryeministrin Sali Berishën
Pas Albin Kurtit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe kreun e NISMA-s Fatmir Limaj.
Ndonëse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pak ditë më parë se nuk iu nevojitet mendimi i Berishës për vendimmarrjet e shtetit të Kosovës, politikanët kosovarë kanë mbërritur sot në zyrën e Berishës për të biseduar për çështjen e kufijve.
Ish-kryeministri Sali Berisha që u përfshi në një përplasje verbale me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për çështjen e kufijve tha gjatë takimit të sotëm se sovraniteti i Kosovës nuk mund të jetë çështje e diskutimit.


