Në ceremoninë e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, në cermoni mori pjesë edhe ish-deputeti Astrit Patozi. Në një prononcim për mediat, Patozi u shpreh se ardhja e tij në ceremoni nuk kishte asnjë lidhje me Lulzim Bashën por me nderimin e figurës së Hajdarit.
Nuk ka asnjë lidhje për Lulzim Bashën, kam ardhur të respektoj historinë e PD-së dhe atë të Shqipërisë sepse vdekja dhe vepra e Azem Hajdarit kanë lidhje me historinë e Shqipërisë. Të gjithë si shqiptarë, mendoj që 20 vjet pas vrasjes së Azem Hajdarit jemi në periudhën më të vështirë. Jemi më keq, jo vetëm me numra por mbi të gjitha në frymë dhe atë që po përfaqësojmë. Në atë kohë ishim në vështirësi nga kundërshtrët, ndërsa sot jemi në vështirësi për për shkak të lidershipit të gabuar.
Astrit Patozi


