• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI NË KE/ Bushati : Shqipëria e vogël ka vaksinën për sëmundjen e madhe europiane
Home
Shqipëri

TAKIMI NË KE/ Bushati : Shqipëria e vogël ka vaksinën për sëmundjen e madhe europiane

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Bushati: Shqipëria e vogël ka vaksinën për sëmundjen e madhe europiane

“Shqipëria ofron një model harmonie fetare për të shëruar një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit Evropian dhe BE, në këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese”. Kështu e ka nisur fjalën e tij deputeti socialist Ervin Bushati, mbajtur në Komitetin e Politikës dhe Demokracisë, në Këshillin e Evropës.

Për Bushatin modeli i bajshkëjetesës fetare në Shqipëri është antidoti për sëmundjen europiane, ku radikalizmi fetar dukshëm mbetet një nga problemet më të mëdha të Europës.
“Shqipëria është krenare të ofrojë në Evropë harmoni e marrëdhënie ndërfetare, si një kapital i vlerave më të mira njerëzore në shoqërinë tonë. Marrëdhëniet mes feve të ndryshme nuk janë thjesht bashkëjetesë, por një model që vlen edhe më shumë sot, në realitetin e ri dhe sfidat që po përballet Bashkimi Evropian në integrimin e qytetareve me besime të ndryshme fetare”.

Për Bushatin harmonia fetare në mjaft raste vihet në rrezik në rast se ajo financohet politikisht, duke sjellë kështu si pasojë terrorizmin fetar i cili vitet e fundit është një nga sëmundjet më të mëdha europiane. Një sëmundje e cila mund të shërohet duke ndjekur shembullin e Shqipërisë e cila tregon më së miri që është një vend ku harmonia fetare mbetet një shembull për t`u ndjekur. “Radikalizmi fetar dhe terrorizmi që mund të lind me të, është me i rrezikshëm kur financohet politikisht, për arsye të politikës së brendshme të vendeve të ndryshme. Përtej rrezikut të financimit monetar ndërshtetëror të institucioneve të besimit nga organizata të rrezikshme fetare, kërcënimi më i madh është instrumentalizimi i fesë dhe radikalizimi nëpërmjet politikës për të fituar pushtet nëpërmjet frikës dhe moskuptimit. Shqipëria është një vend i vogël dhe me një demokraci të re, modestish ofron shumë si model harmonie fetare, për të shëruar një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit Evropian dhe BE ne këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATOS KLOSI/ Tre pistat e vrasjes së Azem Hajdarit: Berisha iu shmang drejtësisë
Previous article AKTORJA E NJOHUR "I TREMB" TË GJITHË/ "Pa make up dukesh si e sëmurë" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT