• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI SEKSUAL NË KOSOVË/ Ish-ministri: Ky rast është i montuar, familja e vajzës janë të afërt me rivalët e mi politikë
Home
Rajon

SKANDALI SEKSUAL NË KOSOVË/ Ish-ministri: Ky rast është i montuar, familja e vajzës janë të afërt me rivalët e mi politikë

12 September, 2018 k.autor Rajon

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës. Brenda spitalit në Pejë, një 17-vjeçare po ndiqte mësimet praktike. Gjatë qëndrimit këtu, nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë, kishte kontakte edhe me kirurgun Numan Baliq.

Por jo gjithçka për këtë vajzë të komunitetit boshnjak, shkoi siç kishte planifikuar. Ajo akuzon Baliq se e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes telefonit ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht zyrtar i kontrollit të cilësisë në spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se ky rast është i montuar.

Baliqi ka pranuar që e njeh vajzën dhe, sipas tij, familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë, por për të cilët nuk ka përmendur emra.

“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtetë. Unë vajzën e njoh, e kam pasur studente. Edhe familjen e saj, po ashtu, i njoh, e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për të cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do ta zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliq.

Spitali i Pejës për këtë rast është informuar nga mediat. Ata mohojnë se ky rast të ketë ndodhur në hapësirat e spitalit.

“Jo, rasti nuk ka ndodhur në spital, këtu në spitalin tonë asnjëherë nuk ka pasur kësi lloj rastesh. Vajza ka qenë praktikante këtu. Ne për rastin kemi dëgju përmes mediave. Për asgjë më shumë nuk jemi në dijeni”, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Selmani.

E për Baliqin thuhet të mos ketë pasur asnjëherë ankesa nga pacientët e as nga stafi.
“Për doktorin asnjëherë nuk kemi pasur ankesa. Madje ka pasur pacientë që kanë ardhur e kanë kërkuar. Ai tash është zyrtar i kontrollit të cilësisë”, ka thënë Selmani.

Pas akuzave, 60-vjeçari Numan Baliq ka shkuar vetë në polici më 4 shtator disa javë pasi ka ndodhur rasti. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar dhe kanë bërë të ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt. Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për T7, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme por nuk kanë pranuar të flasin më gjatë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRCEU PARA KRERËVE TË SHTETIT/ Bashkëshortja e kryeministrit bëhet virale me lëvizjet sensuale (VIDEO)
Previous article EKZEKUTIMI NË NEW YORK/ SHBA, 2500 dollarë shpërblim për informacion rreth vrasësit të shqiptari (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT