• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Berisha takon Veselin dhe Limajn: Të jemi të bashkuar
Home
Shqipëri

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Berisha takon Veselin dhe Limajn: Të jemi të bashkuar

12 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Pas Albin Kurtit, ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe kreun e NISMA-s Fatmir Limaj.

Ndonëse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha pak ditë më parë se nuk iu nevojitet mendimi i Berishës për vendimmarrjet e shtetit të Kosovës, politikanët kosovarë kanë mbërritur sot në zyrën e Berishës për të biseduar për çështjen e kufijve.

Ish-kryeministri Sali Berisha që u përfshi në një përplasje verbale me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi për çështjen e kufijve tha gjatë takimit të sotëm se sovraniteti i Kosovës nuk mund të jetë çështje e diskutimit.

“Denoncoj me forcë përpjekjet e Beogradit për një Republika Serbska, është një përpjekje për destabilizimin. Thirrja ime për të gjithë partitë në Kosovë, të ulen së bashku të votojnë në parlament dokumentin, kornizën e këtij diskutimi dhe delegacionin e përbashkët.
Nevojitet një kuadër ligjor që mos ketë debate. Vuçiç erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Milloshevicit dhe flamurin e Vaso Čubrilović. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të kuptojë vizitën e tij, të këtij qaramani që bën viktimën po ai është një Miloshevic i vërtetë”, deklaroi Berisha.

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se Kosova është shtet i pavarur sovran. “Kosova është një dhe askush nuk mund ta ndajë Kosovën, nëse ne jemi bashkë pozitë e opozitë. Nesë jemi bashkë nuk na sfidon askush. Në dialog shkojmë jo nga dashuria për Serbinë, po duhet një liri e qëndrueshme një paqe e qëndrueshme. Kosova ka nevojë të jetë bashkë. Do të ndërtohet platforma e ballafaqimit të madh Kosovë Serbi, pa cenim territori. Jemi bashkë përçojmë këtë mesazh, populli e do këtë gjë. Faleminderit president edhe për këto mesazhe sot”, u shpreh Veseli.

Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj gjithashtu kërkoi unitet. “Të jemi unik, të ndërtohet grupi i unitetit. Kemi kaluar vështirësi të mëdha besoj se Kosova do të jetë në rrugën e saj”, tha Limaj.

Veseli gjatë ditës do të ketë takime të ndryshme bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, ministrin Dardan Gashi, shefin e kabinetit të tij, Blerand Stavileci, dhe të ngarkuarin me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA KOMBËTRAE" E KATALONJËS/ Një milion njerëz shfaqën mbështetjen e pakufizuar për pavarësi
Previous article "PËRSHËNDETJE,MIRËMËNGJES!"/ Kida zgjohet gjysmë e zhveshur nga ky vend (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT