• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANDIDAT PER KREUN E FSHF?/ Bashkim Fino: PS i ka bërë nder, Armando Duka ta kursejë sarkazmën…
Home
Breaking News

KANDIDAT PER KREUN E FSHF?/ Bashkim Fino: PS i ka bërë nder, Armando Duka ta kursejë sarkazmën…

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Sport

Në prag të zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit të ardhshëm, lakohet mediatikisht vetëm një kandidat potencial në garën për kreun e institucionit.

Ish-kryeministri Bashkim Fino është i vetmi emër që përmendet se mund të jetë kandidat në garën për qeverinë e futbollit shqiptar në vendin tonë. Kur pyetet nga “Panorama Sport” nëse do të kandidojë apo jo, deputeti socialist tregohet shumë i kujdesshëm, por nuk e mohon atë.

Ndërkaq, ai i jep një përgjigje edhe Dukës për thumbimet e dy ditëve më parë, pasi ky i fundit pat deklaruar se, nëse Fino duhet të kandidonte, atëherë zyrtarizimin duhej që ta bënte nga selia e partisë.

GARA E HAPUR

I pyetur nga gazeta në lidhje me kandidimin e mundshëm apo jo, ishkryeministri la gjithçka të hapur. Ai nuk e pohoi se do ta ndërmerrte një hap të tillë, por as e mohoi mundësinë për të qenë rival i Dukës në  këto zgjedhje. “Nuk është koha e duhur për t’u prononcuar në lidhje me këtë çështje. Është shumë shpejt”, ishte deklarata e shkurtër e tij.

Lidhja e Finos me sportin është e njohur në vendin tonë, qoftë për simpatinë që ka me skuadrën e Partizanit, apo edhe simbolikisht, kur disa vite më parë ishte pjesë e skuadrës së politikanëve në organizimet dhe ndeshjet me karakter festiv.

REPLIKA ME DUKËN

Në një intervistë të dhënë së fundmi nga Armand Duka në “Top Channel”, emri i Finos u lakua lidhur edhe me partinë, në të cilën ai është deputet. Duka, ndër të tjera, u shpreh se, nëse ai do të jetë kandidat, duhet të zyrtarizohet nga selia e Partisë Socialiste. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ishkryeministri Fino i ka kujtuar Dukës mbështetjen e Partisë Socialiste në të shkuarën dhe i ka bërë apel që të lërë mënjanë sarkazmën. “Me sa di unë, ishte në kuadrin e sarkazmës. – tha Fino.

Megjithatë, unë mund të them se, meqenëse e kam mik, Duka duhet ta kursente sarkazmën me Partinë Socialiste sepse PS-ja i ka bërë nder. Gjithashtu duhet ta kursente sarkazmën edhe me emrin tim, Bashkim Fino”. Kjo ka qenë përgjigjja e ish-kryeministrit që, gjatë javëve të ardhshme, do të hapë patjetër spirale të reja. Tani nuk mund të thuhet me siguri se Duka do të jetë i vetëm në garë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Erdogan vijon me “dorë të ashpër”, 360 urdhër arreste të reja për gylenistët
Previous article Gafa e futbollistit të njohur, publikon foton e bashkëshortes nga dhoma e gjumit (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT