• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRLANDË/ Trump anulon vizitën për “arsye planifikimi”
Home
Nderkombetare

IRLANDË/ Trump anulon vizitën për “arsye planifikimi”

12 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump nuk do ta vizitojë Irlandën muajin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, sipas zyrtarëve në Dublin. Vizita është shtyrë për “arsye planifikimi”, njoftoi qeveria irlandeze të martën.

Megjithatë, pas njoftimit të qeverisë irlandeze, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha në një deklaratë: “Ende po finalizojmë nëse Irlanda do të jetë një ndalesë në këtë turne”, duke vënë në dukje se presidenti do të jetë në Paris më 11 nëntor për të marrë pjesë në një ceremoni që përkujton 100 vjetorin e armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Anulimi i vizitës në Irlandë, e cila ishte planifikuar për në 12 nëntor, u raportua fillimisht nga gazeta “Independent” në Dublin dhe radioja publike RTE. Vizita në Irlandë ishte planifikuar për të përtërirë “lidhjet e thella dhe historike midis dy vendeve”, siç tha Shtëpia e Bardhë në një njoftim të 31 gushtit.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar e vizitoi presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë në muajin mars. Duke folur në radio RTE më 2 shtator, Varadkar pranoi se ishte i befasuar që presidenti i SHBA e kishte planifikuar vizitën në nëntor, pavarësisht një ftese të hapur për ta vizituar Irlandën në çdo kohë.

Zoti Trump kishte planifikuar të kalonte një ditë në Dublin para se të udhëtonte për në Doonbeg në bregun e Atlantikut ku ai zotëron një fushë golfi.

“Ky zhvillim do të jetë një lehtësim i madh” për qeverinë irlandeze, shkruante gazeta “Independent”, e cila e quante vizitën e zotit Trump burim polemikash, për shkak të planeve të Partisë Laburiste dhe të Gjelbër për të protestuar ndaj ardhjes së presidentit të SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA STRATOSFERIKE/ Ja sa para fitojnë vipat e huaj nga Instagrami
Previous article LARGIMET NGA SHTËPIA/ 14 vjeçarja dhe një grua "ARRATISEN", familjarët e tyre...

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT