Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, që drejtohet nga Lutfi Dervishi, ka sulmuar ndërkombëtarët.
Ajo tha se ata janë përgjegjës për situatën e krijuar në Shqipëri.
Sipas saj, shqiptarët për ndërkombëtarët janë shpellarë.
“Ndërkombëtarët po ndihmojnë në instalimin e diktaturës në Shqipëri. Ka shumë fajtorë, duke filluar nga lobistët që paguhen me taksat e shqiptarëve.
Nuk jemi kalamaj që ndërkombëtarët të tallen me ne, qoftë ambasadorët, qoftë zyrtarët.
Ata i quajnë shqiptarët shpellarë. Por nuk mund të tallen me ne, të pakten me LSI”, tha Kryemadhi.


