• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMI I BIZNESEVE TË HUAJA JASHTË VËNDIT/ Nxjerrja e shifrave të mëdha parash nga ekonomia shqiptare
Home
Ekonomi

INVESTIMI I BIZNESEVE TË HUAJA JASHTË VËNDIT/ Nxjerrja e shifrave të mëdha parash nga ekonomia shqiptare

11 September, 2018 k.autor Ekonomi

Bizneset e huaja që kanë investuar në Shqipëri nuk i përdorin paratë e fituara për të zgjeruar më tej aktivitetin e tyre, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre, duke nxjerrë shifra të mëdha parash nga ekonomia shqiptare.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kompanitë e huaja transferuan jashtë ekonomisë shqiptare rreth 190 milionë euro fitime.

Sipas të dhënave të sapo publikuara në Bilancin e Pagesave, rezulton se shifra e fitimeve që bizneset e huaja po transferojnë jashtë është rritur nga viti në vit me ritme të shpejta.

Sipas BSH, në dy vitet e fundit, fitimet e transferuara jashtë gati janë dyfishuar, nga 108 milionë euro që ishin në gjashtëmujorin e parë të 2016-ës në 190 milionë euro këtë gjashtëmujor.

Rritja e fitimeve të transferuara jashtë është rezultat i disa faktorëve. Së pari maturimit të një sërë investimeve të huaja. Këto investime janë kryer para disa vitesh dhe tani kompanitë, po transferojnë fitimet e tyre jashtë. Por përtej këtij fakti, rritja e fitimeve që transferohen jashtë tregon mungesë besimi në ekonominë shqiptare.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria është një nga vendet e fundit në Europë me për peshën e fitimeve të riinvestuara.

Sipas FMN-së, në Shqipëri pesha e investimeve të huaja që vjen nga fitimet e riinvestuara është vetëm 15%, kur në vendet e tjera të rajonit, ajo varion nga 40 deri në 60 për qind.

Shumica e bizneseve të huaja që kanë investuar në Shqipëri nxitojnë që të nxjerrin sa më parë fitimet jashtë vendit, pasi nuk kanë besim në ekonominë shqiptare.

Risku i tyre buron së pari nga pasiguritë politike, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe klima e rënduar e biznesit në vend. Si rrjedhojë në vend që t’i investojnë sërish fitimet që kanë realizuar këtu, ato nxitojnë për t’i nxjerrë sa më parë jashtë vendit.

Kjo ka pasoja të mëdha negative për ekonominë, pasi përveçse nxjerr shuma të mëdha parash jashtë vendit, nëse do të ishin investuar këto ato para do të krijonin më shumë punësim dhe të ardhura për familjet shqiptare.

Tregu në Shqipëri është duke u tkurrur, pasi popullsia po ulet siç konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave. Rënia e popullsisë së bashku me rënien e fuqisë blerëse të familjeve e bënë Shqipërinë një treg jo shumë interesant për investime të reja nga jashtë. Fitimet e kompanive të huaja që kanë investuar sakaq në Shqipëri duhet të ishin një burim i mirë për të rritur investimet e huaja.

Ndaj transferimi i tyre jashtë është një sinjal i zymtë për ecurinë e investimeve të huaja gjatë viteve në vijim, veçanërisht tani që po përfundojnë edhe dy projektet e mëdha si gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RISIA E VOLVOS/ "Business class" makina e së ardhmes
Previous article LIVE/ Liga e Kombeve: Spanja "fundos" Kroacinë, Belgjika "leksion" Islandës

k.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT