Çdo ditë e më tepër teknologjia po bëhet e paparashikueshme.
Duket se ajo është bërë një element i rëndësishëm dhe i pandashëm në jetën tonë.
Këtë herë ajo ka deportuar edhe në shtratin bashkëshortor.
Përveç përparimeve në mjekësi, inxhinieri dhe komunikim tashmë ka dalë dhe prezervativi i parë elektronik.
Prezervativi i quajtur “I.Con” është shpikur nga një kompani britanike ku është parashikuar të mbledhë të dhëna për jetën seksuale të përdoruesit.
“I.Con” është i aftë të dallojë infeksione seksualisht të transmetueshme duke i dërguar të dhënat në aplikacionin e posaçëm në telefonin e përdoruesit.
Ky lloj prezevativi kushton 59 paund dhe del në treg në vitin 2018 dhe mund të përdoret më shumë se një herë.(TemA)







