Përjashtimi i deputetëve nga grupet parlamentare për shkak të mos zbatimit të statutit të partisë dhe mosbindjes ndaj kryetarit kanë qenë të shumta.
Alpenews.al ju sjell disa nga rastet më të bujshme të përjashtimit të deputetëve nga përjashtimi i Spartak Ngjelës nga partia demokratike deri te përjashtimi i Gjetan Gjetanit të partisë socialiste.
2006- Spartak Ngjela përjashtohet nga grupi parlamentar PD shkon te PLD kritik me liderin e kësaj partie Sali Berishën.
2007- Durim Hushi përjashtohet nga grupi parlamentar i partisë socialiste dhe kalon deputet i pavarur ku më pas propozohet nga LSI-ja në zjedhjete 8 majit për kryetar bashkie për Elbasanin.
2007- Paulin Sterkaj përjashtohet nga grupi i partisë socialiste për kritika ndaj liderit të opozitës së asaj kohe Edi Rama dhe kalon deputet i pavarur.
2007- Hamit Kosta përjashtohet nga grupi i partisë socialiste duke kaluar deputet i pavarur ai ishte kundër vedimit politik të marrë nga kreu i kësaj partie.
2010- Dritan Prifti deputet i LSI-së pas skandalit të videos përjashtohet nga grupi parlamentar i LSI dhe kalon deputet i partisë socialiste.
2011- Kastriot Islami përjashtohet nga partia socialiste sepse ishte kundër vendimeve politike të liderit të kësaj partie.
2015- Mesila Doda përjashtohet nga grupi i partisë demokratike sepse ishte kundër politikave të ndjekura nga lideri i ri Lulzim Basha dhe kalon me PDIU-n.
2015- Tom Doshi ish-deputeti i partisë socialiste përjashtohet nga ps-ja pas videos ku ai pretendonte se Ilir Meta kërkonte vrasjen e tij ai ka kaluar në deputet i pavarur dhe sot është deputet i PSD së Skënder Gjinushit.
2016- Përparim Spahiu deputeti i LSI-së i cili njëher u përjashtua nga grupi parlamentar kundër politikave të ndjekura nga ish- kryetari i saj Ilir Meta dhe i kthyer sërish por me kryetare të re bashkëshorten e Ilir Metës Monikën.
2o17- Mhill Fufi përjashtohet nga Partia Demokratike e pasi deputeti theu vendimin e grupit të PD, duke qëndruar në seancë kur deputetet e tjerë të PD u larguan.
2017-Sajmir Tahir përjashtohet nga partia socialiste për shkak të akuzave të ngritura nga prokuroria për ushtrimin e detyrës kur ishte minister.
2018-Robert Bitri deputet i LSI përjashtohet nga grupi parlamentar për arsye moszbatimin e vendimit të grupit për bojkot të parlamentit.
2018- Gjitan Gjitani deputeti i cili si rrallëher u përjashtua live në asmblenë e PS socialiste për shkelje të statutit. Sot ai është deputet i pavarur.
/Alpenews.al









