• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHKALLA ZYRTARE E PAPUNËSIS/ Në Shqipëri ka ndryshuar pjesëmarrja e focave të punës
Home
Ekonomi

SHKALLA ZYRTARE E PAPUNËSIS/ Në Shqipëri ka ndryshuar pjesëmarrja e focave të punës

11 September, 2018 k.autor Ekonomi

Në tremujorin e dytë të vitit punësimi i është nxitur nga sektori fason, i cili ka ndikuar në uljen e papunësisë të gratë në raport me tremujorin e parë, teksa papunësia tek burrat ka ardhur në rritje.

Sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 12,4 % në raport me 12.5 për qind që ishte në fund të tremujorit të parë të 2018, duke shënuar rënie me 0,1%. Por në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,5 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 12,9 % në tremujorin e dytë duke shënuar rritje me 0.3 % ne krahasim me tremujorin e parë. Ndërsa shkalla e papunësisë tek femrat ishte 11,8 % rreth 1,1 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Në tremujorin e dytë 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,2 %. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve u rrit me 3,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018, punësimi pësoi një rritje prej 0,1 %. Në tremujorin e dytë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 12,4 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,5 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e parë 2018, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,1 pikë përqindje. Në tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68,0 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 1,2 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues ka mbetur në të njëjtin nivel.

Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 59,5 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76,6 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 17,1 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 1,8 pikë përqindje dhe për meshkujt është rritur me 0,9 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është 49,0 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2018, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 78,3 %

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm Mustafa Nano me Ilda Bejlerin/ Olti Curri ‘’kapet’’ me spikeret e njohura per këto detaje (FOTO)
Previous article Mos e besoni po deshët/ Elvana Gjata ndiqet nga ky yll botëror në instagram (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT