• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Video/ Dosja Habilaj, sekuestrohen prona dhe pasuri
Home
Aktualitet
Drejtësi

Video/ Dosja Habilaj, sekuestrohen prona dhe pasuri

21 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj doli sot paradite në një deklaratë për median për të bërë publike vijimin e operacioni të quajtur “Banda e Babicës”.  nër akuzat që bien mbi Habilajt janë: Pastrim parash, prodhim dhe shitje e narotikëve etj.

“Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin  dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që  rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues,” deklaroi paraditen e sotme  në një prononcim për median Gentian Shehaj. Sakaq në këtë deklaratë për mediat shefi i bluve Vlorë ka bërë me dije se vëllezërve Habilajve u janë sekuestruar edhe një sërë pronash që dyshohet se pastrojnë para.

Gjithashtu gjatë natës kanë vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj.

“Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur,”  deklaroi paraditen e sotme  në një prononcim për median Gentian Shehaj

Kontrollet janë në vijim të Mega – Operacionit “Banda e Babicës”, të zhvilluar nga  Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas

Policia e Vlorës informon se në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet proceduriale për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

/AlpeNews.al/

VlorëPolicia e Vlorës ka referuar në Prokurori, materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.Në vijim të Mega – Operacionit "Banda e Babicës", të zhvilluar nga Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe mbështetjen e Repartit Delta Forcë, ku u sekuestrua 4 ton Cannabis Sativa, armë gjahu, municion luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy shtetas, ju informojmë se:Operacioni për identifikimin dhe kapjen e pjestarëve të bandës së Babicës, gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që mund të jetë fshehur nga kjo bandë është në vijim.Policia e Vlorës në sinkronizim të plotë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vijuar kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndës narkotike, pasi dyshohej se në këto objekte mund të kishte sasi të lëndës narkotike të fshehur.Policia e Vlorës ka vijuar punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale ku ka referuar në Prokurori materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal "Pastrimi i produkteve të veprës penale", për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues.Po në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjthshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupi kriminal.Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi theksojmë edhe njëherë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet proceduriale për grupin kriminal të njohur si "Habilaj", pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.Gjithashtu, gjatë natës në vijim të operacionit dhe kontrolleve të ushtruara nga policia lokale Vlorë dhe FNSH Fier:- U kap një person në kërkim ndërkombëtarë, konkretisht shtetasi Fredi Hoxhaj, 42 vjeç, banues në fshatin Rromës, Bashkia Selenicë.Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.- Si dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore dhe lokalet e natës, në një lokal nate u arrestua në flagrancë shtetasi Musto Kapaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gjorm – Vlorë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, pasi ju gjetë me vete një armë e ftohtë, thikë.Gjej rastin që në emër të Policisë së Shtetit të ftoj çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.Ju faleminderit!

Posted by Policia e Shtetit on Samstag, 21. Oktober 2017

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në veri të Kosovës do të votohet me letërnjoftim të Serbisë
Previous article Kërcënohet me jetë avokatja në Tiranë, tritol në makinë

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET) Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET)

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT