• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA EKSLUZIVE/ Klajda Gjosha: Opozita nuk e ka braktisur asnjë ditë parlamentin. LSI dhe PD…
Home
Intervista

INTERVISTA EKSLUZIVE/ Klajda Gjosha: Opozita nuk e ka braktisur asnjë ditë parlamentin. LSI dhe PD…

11 September, 2018 k.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Sesioni i ri parlamentar ka nisur pa opozitën në parlament, e cila po i bojkoton seancat parlamentare për shkak të situatës në të cilë ndodhet vendi. Opozita ka zgjedhur ti bëjë mbledhjet në qytetet të cilët janë akuzuar nga opozita si të udhëhequra nga krimi.

Çështja tjetër është edhe integrimi i Shqipërisë në familjen Europiane. Për të diskutuar rreth këtyre temave Alpenews.al ka marrë në intervistë ish-ministren e integrimit tashmë deputete e LSI-së Klajda Gjoshën.

Intervista e plotë:

1.Sesioni i ri parlamentar sapo ka nisur. Cila është arsyeja e fortë që opozita po e bojkoton parlamentin?

Opozita nuk e ka braktisur asnje dite parlamentin, perkundrazi e ka zbritur betejen e saj parlamentare aty ku me të vërtetë ajo merr kuptimin e saj, në terren, pranë qytetarëve. Zgjedhjet e qyteteve si Shkodra dhe Elbasani nuk janë rastësore, përkundrazi ato janë dy qytete ku fenomeni i krimit dhe i bandave është pjesë e jetës së përditshme. Kjo kauz e opozitës mund të fitohet vetëm duke prekur realitetin e hidhur dhe duke e luftuar haptas atë.

2.Emri juaj është përfolur këto kohë si një kandidate e mundshme e opozitës për Bashkinë e Tiranës. Është kjo në planet e tua?

Nuk ka qënë asnjëherë në ambicjen time ndaj nuk do doja të merrja kohën e lexuesve me çështje që nuk përbëjnë interes.

3.Shqipërisë iu shty hapja e negociatave. Kush mendoni  se ishin faktorët e anullimi të vendimit të Komisionit Europian?

Faktori kryesor që ka dënuar Shqipërinë në mos hapjen e negociatave është sjellja arrogante e qeverisë dhe ekzekutivit. Etja për të pasur të gjitha pushtetet në dorë, përfshirë këtu gjyqësorin dhe patjetër që një diskutim thelbësor ka zënë lidhjet e politikës me krimin. Të gjitha këto çështje kanë dhënë goditjen e rëndë për qytetarët shqiptarë. Sa më larg evropës, aq më shumë përftojnë politikanët që të ardhmen e vendit e lidhin vetëm me interesat personale. Negociatat janë jetike për Shqipërinë ndaj dhe opozita po bën përpjekjet e saj maksimale për të çmontuar këtë diktaturë që po instalohet çdo ditë në vendin tonë

4.A do të ketë një koalicion midis LSI dhe PD në zgjedhjet lokale?

PD, LSI dhe të gjithë aleatët tashmë janë kthyer në një front kundër keq qeverisjes! Koalicionet kanë kohën e vet kur duhet të ndodhin dhe duhet të vijnë natyrshëm. Kjo po ndodh me ritmet e duhura edhe brenda partive opozitare.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mos e besoni po deshët/ Elvana Gjata ndiqet nga ky yll botëror në instagram (FOTO)
Previous article Katër muaj pas ndarjes nga djali i Jozefina Topallit/ Eva Murati shfaqet me unazë fejese në gisht (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT