Aplikacionet nga një firmë e njohur kibernetike e sigurisë, u hoqën nga dyqani i aplikacioneve Mac, nga Apple, pasi u gjetën se eksportonin historitë e shfletuesve të përdoruesve.
Disa aplikacione “anti-malware” të bëra nga Trend Micro janë përditësuar nga kompania kibernetike. Megjithatë, Trend Micro mohoi me forcë akuzat se aplikacionet kishin “vjedhur të dhënat e përdoruesit” dhe se i kishin dërguar ato në një server në Kinë.
Sjellja e aplikacioneve u vërejt nga një kërkues i sigurisë javën e kaluar.
Tre aplikacione, Dr Cleaner, Dr Antivirus dhe App Uninstall, të bëra nga Trend Micro, u hoqën nga dyqani Apple Mac, megjithëse gjigandi i teknologjisë nuk e ka shpjeguar publikisht pse.


