Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kujtuar tragjedinë e sulmit terrorist të 11 shtatorit. Në Facebook Bushati shkruan:
Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale. Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku.#NeverAgain



