• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË SIRI/ Presidenti turk: Bota duhet ta ndalojë Asadin
Home
Nderkombetare

SULMI NË SIRI/ Presidenti turk: Bota duhet ta ndalojë Asadin

11 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një artikull për gazetën amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) është shprehur se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij, teksa sulmi ndaj Idlibit vërehet në horizont, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një artikull me titull “Bota duhet ta ndalojë Asadin” në gazetën “Wall Street Journal”  presidenti Erdogan ka vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri dhe pozicionin e Turqisë.

Në artikullin e tij, Erdogan, ka vënë në dukje se Turqia në lidhje me çështjen e Idlibit ka bërë më shumë se mundësitë e saj, ndërsa janë të qarta veprimet që regjimi i Asadit ka kryer në 7 vitet e fundit në Siri.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij, teksa sulmi ndaj Idlibit vërehet në horizont. Qëndrimi pasiv do të ketë një kosto të madhe. Nuk mund ta braktisim popullin sirian në mëshirën e Bashar al Asadit. Qëllimi i sulmeve të regjimit kundrejt Idlibit nuk është një fushatë e vërtetë dhe efektive në luftën kundër terrorizmit, por të eliminojë opozitën pa dallim”, është shprehur Erdogan.

Erdogan ka theksuar se “Idlibi është dalja e fundit para urës. Nëse Evropa dhe SHBA-ja nuk kalojnë tani në veprim, jo vetëm sirianët e pafajshëm, por e gjithë bota do të paguajë një kosto të rëndë. Turqia me të gjithë fuqinë e saj ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të ndaluar masakrën që ndodhet pranë saj. Për të qenë të sigurtë për arritjen e një suksesi edhe pjesa tjetër e botës duhet të lërë mënjanë interesat personale dhe të drejtohet për gjetjen e një zgjidhjeje politike ndaj kësaj”.

“Në të njëjtën kohë ne kemi qenë edhe në objektiv të organizatave terroriste që operojnë në një territor fare pranë vendit: Të ashtuquajturit Shteti Islam dhe PKK-ja. Por pavarësisht këtyre nuk na është dobësuar qëndrimi ynë i vendosur as si pasojë e kostos së madhe të ndihmave humanitare dhe as nga shqetësimet e sigurisë”, është shprehur presidenti turk pasi ka rikujtuar se Turqia ka shfaqur një përkushtim të madh duke pritur, strehuar më shumë se 3.5 milionë sirianë.

Po ashtu duke iu referuar bisedimeve në Gjenevë dhe ato në Astana, presidenti Erdogan ka vënë në dukje përpjekjet diplomatike të Turqisë për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj krizës siriane dhe rolin ndërmjetësues të Ankarasë në të gjithë këtë procese.

Duke bërë të ditur se regjimi i Asadit bashkë me aleatët e tij vazhdojnë përgatitjet për sulm kundrejt Idlibit, Erdogan ka dhënë informacionin se “Qeveria jonë në përpjekje për të ndaluar një sulm të tillë ka kontribuar në përcaktimin e një zone jo-konfliktuale dhe ka formuar 12 pika vëzhgimi”.

– Mesazhi për “Përgjegjësi” SHBA-ve, Rusisë dhe Iranit

Në çështjen e Idlitbit duke i bërë thirrje SHBA-ve, Rusisë dhe Iranit, presidenti Erdogan ka vlerësuar se “SHBA-ja e cila fokusohet në sulmet me armë kimike duhet të refuzojë mbikëqyrjen arbitrare të hierarkisë mes vdekjeve. Armët konvencionale janë më shumë përgjegjës për vdekjet, dhe nuk i mbetet përgjegjësi vetëm perëndimit për të ndaluar masakrën fare pranë nesh. Në të njëjtën mënyrë për ndalimin e kësaj fatkeqësie njerëzore menjëherë pranë nesh janë përgjegjës edhe aleatët tanë në procesin Astana, Rusia dhe Irani”.

“Regjimi i Asadit sulmet e tij po përpiqet t’i legjitimojë nën bazën e luftës kundër terrorizmit. Në këtë pikë mos gaboni: Asnjë vend nuk e meriton më shumë sesa Turqia vlerësim në luftën kundër terrorizmit. Ndërsa zgjidhja e Bashar al Asadit është e gabuar. Njerëzit e pafajshëm nuk duhet të sakrifikohen në emër të luftës kundër terrorizmit. Kjo vetëm do të hapë mundësi të reja për ekstremizmin dhe terrorizmin. Shfaqja e DEASH-it në Siri ishte rezultat i asaj që ndodhi, jo arsye”.

– “Nevojitet operacion ndërkombëtar anti-terrorizëm”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në disa vende në Idlib janë aktive organizata terroriste si “Hejet Tahrir esh-Sham”, por se këto elementë përbëjnë vetëm një pjesë të popullatës së Idlib-it, Erdogan ka vlerësuar se “Në Idlib nevojitet një operacion më gjithëpërfshirës ndërkombëtar kundër terrorizmit për të eliminuar elementët terroristë dhe ekstremistë në rajon dhe për të sjellë para drejtësisë luftëtarët e huaj. Opozitarët e moderuar kanë luajtur një rol të madh në luftën kundër terrorizmit të Turqisë dhe në pjesën veriore të Sirisë; mbështetja e tyre do të jetë i rëndësishëm edhe për Idlibin”.

“Turqia ka demonstruar shembujt e saj teksa ka luftuar kundër DEASH-it dhe PKK-së. Aftësia e Turqisë për sigurimin e rregullit në veri të Sirisë janë provë se një qasje e përgjegjshme ndaj terrorizmit mund të bëjë që të fitohen zemrat dhe shpirtrat”, ka vlerësuar, Erdogan, duke theksuar se mund të sigurojnë që civilët të mos dëmtohen teksa luftojnë kundër terrorizmit në Idlib.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIKANTE SKOCI-SHQIPËRI/ Tifozë të ndarë dhe Balaj që kërkon ujë pas çdo...
Previous article Paraqitjet e Veselit me Shqipërinë, Empoli merr vendim për mbrojtësin shqiptar

k.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT