• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohen detaje të reja/ Efektivi i policisë Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë
Home
Breaking News

Zbulohen detaje të reja/ Efektivi i policisë Ermal Bregu dyshohet për lidhje me një grup kriminal në Tiranë

29 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Efektivi i policisë së Tiranës, Ermal Bregu, që u plagos mbrëmë gjatë një konflikti në një lokal, dyshohet se ka pasur lidhje dhe ka ndihmuar me informacione një grup kriminal në kryeqytet. Më herët, ndaj 33 vjeçarit Bregu ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga drejtoria e standarteve ne Ministrinë e Brendshme.

Efektivi i komisariati nr.1, Ermal Bregu, i plagosur mbrëmjen e së martës në ambientet e një lokali pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, dyshohet se është i përfshirë në një aktivitet të jashtligjshëm me një nga grupet kriminale në kryeqytet.

Burime kofidenciale bëjnë të ditur për ABC News se 33-vjeçari, ka ndihmuar një prej grupeve kriminale në Tiranë me informacine dhe lehtësira për lëvizjen e anëtarëve të bandës. Ndaj Bregut kishte pasur më herët edhe një tjeter incident. Efektivit të krimeve në komisariatin nr.1., i kishin djegur automjetin luksoz rreth 2 vite më parë.

Ndërkohë që i riu ka folur për herë të parë për plagosjen e ndodhur të martën, në prani edhe të oficerëve të policisë gjyqësore. Ai e ka quajtur atentatin aksidental dhe pa lidhje me detyrën që ushtron.

Sipas Ermal Bregut, ai kishte debatuar fillimisht me Danjel Manushin, i cili është njëri prej dy personave të shpallur në kërkim nga policia. Manushi dyshohet se ka qëlluar disa herë mbi efektivin por, fatmirësisht mbeti i plagosur me një plumb në trup.

Por këto pohime nuk e kanë bindur grupin hetimor, pasi ngjarja, sipas burimeve nga hetimi, mund të lidhet edhe me të kaluarën e 33-vjeçarit. Më herët për Ermal Bregun, efektiv në komisaritin nr.1 në Tiranë, ka pasur edhe një ndjekje disiplinore nga Drejtoria e Standarteve në Ministrinë e Brendshme. Por në përfundim nuk ka pasur asnjë masë ndaj tij.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, unifmormat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit, ku ishte fiksuar momentin e të shtënave me armë zjarri dhe largimi i autorëve nga vendi i krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MIRELA KUMBARO FURXHI: Debati, me dashje i pashteruar për datën 29 Nëntor, s’e ndryshon dot historinë!
Previous article Këngëtarja shqiptare në gjyq. Shantazhoi futbollistin e njohur të Milanit (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT