• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Historia e çiftit nga Tirana/ Si e zbuloi nëna që vajza shfrytëzohej si prostitutë nga i fejuari
Home
Sociale

Historia e çiftit nga Tirana/ Si e zbuloi nëna që vajza shfrytëzohej si prostitutë nga i fejuari

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Një i ri dhe e fejuara e tij janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Bëhet fjalë për një çift nga Tirana, të cilët u fejuan në një moshë fare të re. Sipas vendimit të Gjykatës, të disponuar nga “Panorama”, shtetasi Albi Sh. 21 vjeç, ka shfrytëzuar për prostitucion të fejuarën e tij, shtetasen S.T., 20 vjeçe. Rasti është zbuluar fillimisht nga familjarët e vajzës në vitin 2015, teksa kanë parë të afërmen e tyre në gjendje jo të mirë psikologjike.

Kanë qenë nëna dhe motra e vajzës që prostituohej nga i fejuari i saj, që kanë zbuluar SMS-të komprometuese në rrjetet sociale të viktimës. Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vendosur të dënojë me 4 vjet e 8 muaj burgim të fejuarin për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe me gjobë vajzën. I riu ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, por e ka ankimuar vendimin në Apelin e Tiranës.

NGJARJA

Më datë 10 maj 2015, nëna e viktimës, B.T., ka bërë kallëzim në seksionin për Trafiqet e Paligjshme ku ka sqaruar se vajza e saj, S.T., ishte lidhur prej kohësh me shtetasin Albi Sh.

Kjo lidhje, sipas saj, është ndërtuar me shkuesi. Sipas nënës, disa kohë pas lidhjes, kur S.T. ishte vetëm 17-vjeçare, ajo ka konstatuar se vajza dhunohej nga i fejuari i saj. Këtë gjë ia ka konfirmuar në një farë mënyrë edhe mësuesja kujdestare e vajzës në shkollën e mesme “Hoteleri-Turizëm”.

Nëna ka shpjeguar në Polici se mësuesja ka qenë fillimisht ajo që e ka sinjalizuar për një dhunë të mundshme nga i fejuari, pasi prej kohësh vajza ishte e mbyllur dhe nuk bisedonte me njeri.

Më herët, më 3 maj të vitit 2015, motra e S.T. kishte parë në rrjetin social “Facebook” mesazhet mes saj dhe Albi Sh. Nga bisedat, ajo ka vënë re se fjalori i përdorur mes te dyve ishte i “pamoralshëm” dhe se dukej qartë se S.T. kishte ushtruar prostitucion e shtyrë nga i fejuari. Këtë bisedë, motra e S.T. ia ka treguar nënës së saj. Kjo e fundit ka nisur menjëherë lëvizjet, duke e larguar vajzën nga shkolla dhe ka vënë në dijeni prindërit e të fejuarit të vajzës për rastin duke kërkuar që ata të ndahen.

MOHIMI DHE IKJA

Edhe pse e vënë përpara këtyre fakteve, siç shpjegon vendimi i Gjykatës së Tiranës, S.T. nuk ka pranuar që ka ushtruar prostitucion. Që nga ky moment, prindërit e saj nuk e kanë lejuar vajzën që të dalë nga shtëpia, derisa më datë 10 maj 2015, S.T., pa dijeninë e prindërve, ka dalë fshehurazi nga shtëpia dhe ka shkuar te banesa e të fejuarit të saj, Albi Sh.

E shqetësuar, nëna e S.T. ka bërë edhe kallëzimin në Polici, ku ka dorëzuar edhe bisedat në “Facebook” mes Albi Sh. dhe vajzës së saj S.T. Në kohën që Policia i ka shpallur në kërkim të dy, ata rezultuan se kishin ikur jashtë vendit, pra drejt Italisë.

Policia ka marrë në pyetje sërish nënën dhe motrën e viktimës, por ato kanë mbajtur qëndrim mohues duke shprehur bindjen se marrëdhëniet në çift janë rregulluar dhe se “nuk besojnë më se vajza shfrytëzohet për prostitucion sërish nga i fejuari”.

DËSHMIA E ÇIFTIT

Prokuroria dhe Policia, të ndodhura në kushtet që familjarët e vajzës tërhoqën dëshmitë për shfrytëzim prostitucioni, kanë kërkuar nga autoritetet italiane informacion për çiftin, konkretisht me një shkresë të datës 3.08.2015. Edhe pse nuk kanë mundur të marrin informacion nga autoritetet e Viçences, ata kanë mundur të gjejnë vajzën S.T. në Shqipëri më datë 17.07.2016, e cila ishte kthyer në vendin tonë. Ajo është marrë në pyetje nga Policia Gjyqësore në lidhje me akuzat e së ëmës dhe ka dhënë një dëshmi kontradiktore, si për vete, ashtu edhe për të fejuarin, Albi Sh. Shtetasja S.T. ka pranuar se ka ushtruar prostitucion, por jo e shtyrë nga i fejuari i saj. Gjithashtu, në pyetje është marrë edhe i pandehuri, Albi Sh., i cili ka shpjeguar se është lidhur dhe shtetasen S.T. duke mohuar akuzat. Ai ka thënë se llogarinë në “Facebook” ku shfaqen bisedat që provojnë prostitucionin, nuk e disponon ai.

DOSJA

Pavarësisht dëshmive dhe kundërdëshmive, Prokuroria e Tiranës, në dosjen në fjalë argumenton se “i pandehuri Albi Sh. ka qenë ndërmjetës në ushtrimin e prostitucionit të së pandehurës S.T. Ai, jo vetëm që ka pasur dijeni për këtë fakt, por edhe i ka dhënë orientime se si duhet të veprojë duke përcaktuar edhe sasinë e parave që duhet t’u marrë klientëve. Nga bisedat mes tyre, kuptohet qartë, jo vetëm fakti që i pandehuri Albi Sh. e shtyn S.T. që të ushtrojë prostitucion, por rezulton edhe se paratë që fiton vajza nga prostitucioni, i merr shtetasi Albi Sh. Siç rezulton edhe nga deklarimet e dëshmitareve B.T dhe Xh.T., motra dhe nëna e vajzës, del qartësisht e provuar se S.T. ka ushtruar prostitucion me njerëz të ndryshëm kundrejt shumave të ndryshme dhe se ajo është shtyrë për ta bërë këtë gjë nga ndikimi i të pandehurit Albi Sh., i cili ka marrë edhe përfitime nga ky aktivitet i paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Koalicioni i madh qeveritar i Merkelit, nuk ishte edhe kaq i keq, apo jo?
Previous article I dënuan me vdekje të atin, poetja shqiptare rrënqeth publikun në Itali: S’ka një varr ku t’i çoj lule...

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT