• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parashikimi i studiuesve: El Ninjo do të rikthehet këtë dimër
Home
Mister

Parashikimi i studiuesve: El Ninjo do të rikthehet këtë dimër

10 September, 2018 F.autor Mister

Ka një shans prej 70% të përsëritjes së ngjarjes së motit El Niño para fundit të këtij viti, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO).

“El Niño” e fundit ndodhi në 2015-16 dhe ndikoi në modelet e motit në mbarë botën.

Studiuesit thonë se nuk presin që kjo dukuri e re të jetë aq e fortë sa dy vite më parë.

Sipas WMO, ndryshimet klimatike ndikojnë në dinamikën tradicionale të këtyre ngjarjeve meteorologjike.

El Niño ose Oscillation Southern, është një ngjarje e natyrshme që përfshin luhatjen e temperaturave të oqeanit në Paqësor, duke shkaktuar ndryshime klimatike në mbarë botën.

El Niño 2015-16 ishte një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë, dhe kishte një ndikim në temperatura globale, duke bërë që viti 2016 të hynte në librat e rekordeve si viti më i ngrohtë.

Ky ndryshim klimaterik shkaktoi thatësirën më të madhe në Afrikë, duke sjellë ulje të prodhimeve bujqësore për një sërë vendesh të kontinentit, ndërsa Amerika e Jugut u përfshi nga përmbytje të shumta anembanë Brazilit, Argjentinës, Paraguait dhe Uruguait.

Këtë vit filloi e kundërta e El Niño, e ashtuquajtura fazë La Niña. Kjo shkaktoi temperatura mesatare të sipërfaqes së ujit në Paqësor.

Kjo tashmë është zbehur dhe sipas modeleve të WMO, ka një shans 70% të një tjetër El Niño që po zhvillohet deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, pritet të ketë ndikim më të vogël se në 2015-16.

“WMO nuk pret që El Niño i parashikuar të jetë po aq i fuqishëm sa ngjarja 2015-2016, por megjithatë do të ketë ndikime të konsiderueshme“, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.

“Parashikimi paraprak i kësaj ngjarjeje do të ndihmojë në shpëtimin e shumë jetëve dhe humbjeve të konsiderueshme ekonomike“, shtoi ai.

Sipas BBC, për herë të parë, WMO ka bashkuar përditësimin El Niño me një botëkuptim të klimës sezonale për periudhën shtator-nëntor.

Parashikimi thotë se mbi temperaturat normale sipërfaqësore parashikohet në pothuajse të gjithë rajonin e Azisë-Paqësorit, Evropës, Amerikës së Veriut, Afrikës dhe pjesës më të madhe bregdetare të Amerikës Jugore.

Ndërsa ngjarjet El Niño normalisht ndodhin çdo pesë deri në shtatë vjet, përsëritja e ngjarjes kaq afër asaj të mëparshme, sugjeron se ndryshimi i klimës mund të ketë ndikim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E diel 11 shtator: Rikthehen RESHJET! Pritet që temperaturat do të...
Previous article Panucci i dëshpëruar: I dhuruam dy gola Skocisë, kemi limitet tona në mbrojtje

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT