• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA VUÇIÇ NË KOSOVË/ Ish-kryeministri: Jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë për krimet, por u tha shqiptarëve…
Home
Shqipëri

VIZITA VUÇIÇ NË KOSOVË/ Ish-kryeministri: Jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë për krimet, por u tha shqiptarëve…

10 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e shumë komentuar të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

Berisha në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Vuçiç shkoi në Kosovë me idenë e Serbomadhisë.

“Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe”, shkruan më tej Berisha.

Postimi i plotë

Vuçiç, ish ministri i Millosheviçit erdhi ne Kosove me idene e tij te Serbomadhise!

Te dashur miq, week-endin qe kaloi, Presidenti i Serbise Vuçiç vizitoi Kosoven.

Ish ministri i Milloshevicit jo vetem nuk kerkoi ndjese per genocidin dhe krimet monstruoze kunder njerezimit te patronit te tij, Kasapit te Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci, por ai, ne nje akt cinik kriminal, duke fyer te gjalle dhe te vdekur ne Kosove por edhe ne Ballkan, u tha shqiptareve se Kasapi juaj Sllobodan Millosheviç ishte nje udheheqes i madh dhe i mire por deshtoi ne disa politika te tij.

Pra sipas Vuçiç, Millosheviçi ishte i miri dhe i madhi si udheheqes dhe jo nje monster qe ka kryer krimet me monstruoze ndaj shqiptareve. Natyrisht, ish ministri i Sllobodanit e di mire vrasjen e dhjetra mijra shqiptareve ne Kosove e mijra te tjereve te zhdukur me urdher te Millosheviçit, por per Vuçiç, njelloj si per atin e tij shpirteror, shfarrosja e shqiptareve, ne doktrinen e sebomadhise nuk perben krim por domosdoshmeri per krijimin e Serbise se madhe.

Prandaj Vuçiç nuk kerkoi ndjese per krimet e tij te shemtuara, genocidin kunder shqiptareve dhe te tjereve por shtoi se ky udheheqes i mire dhe i madh deshtoi ne politikat e Serbise se madhe.

Ne kete kontekst, perveç elozheve qe ish ministri i Millosheviçit i beri kasapit te Ballkanit, ai haptas garantoi serbet se Serbia do jete me e madhe.

Ne shpalosjen e idese se tij te serbomadhise, ai si te thuash kritikoi hymnin e Milloshveiçit per Serbine e madhe kush thote, kush genjen se Serbia eshte e vogel, por ai, per te shprehur idene e Serbomadhise si qellim kryesor i vizites se tij, ne çdo takim perdori si refren te kesaj vizites zotimin e tij solemn se Serbia do te jete me e madhe.

Ai nuk u zotua se do jete europiane apo te themi High Tech, apo me e pasur, por me e madhe.

Ne funksion te kesaj ideje, Vuçiç ne viziten e tij ne Kosove nuk ndoqi manastiret por vizitoi territoret me te cilat u tha serbeve dhe argateve te tyre se Serbia do behet me e madhe.

Po keshtu, Vuçiç tha se, per te bere Serbine me te madhe, une nuk bej lufte, pra nuk do bej gabimet e Millosheviçit sepse ai deshtoi me lufte, por une do te arrij pa lufte me argatet e mi ne Prishtine ta bej Serbine me te madhe!

Se fundi, Vuçiç, ne dallim nga Millosheviçi tha se nuk kerkon ndryshim te kufijve per te bere Serbine me te madhe.

Ne te vertet ai nuk ka nevoje te kerkoje vete ndryshimin e kufijve sepse kete kerkese, flamurin e ndryshimit te kufijve ish ministri i Millosheviçit ua ka besuar argateve te tij, serbomedhenjve shqipfoles ne Prishtine. sb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët e "djegin" në Glasgow, shikoni si festojnë me këngë dhe fustanellë (VIDEO)
Previous article PAS FILMIT I PËRKUSHTOHET EMISIONIT/ Ermal Mamaqi publikon foton me "stafin seksi" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT