• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DOGJËN NATËN MAKINËN/ Flet pronari: E bleva para dy javësh, kam lëvizur në Vlorë, por…
Home
Breaking News

I DOGJËN NATËN MAKINËN/ Flet pronari: E bleva para dy javësh, kam lëvizur në Vlorë, por…

10 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja pas shkrumbimit te makines se një të riu në Vlorë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 03:45, në lagjen “28 Nentori”, ndërsa shkaku mbetet ende mister.

Sipas Policisë, makina e djegur është një “Benz Mercedez” me targë AA 007 ER, në pronësi të 28- vjeçarit me inicialet R.B. Ky i fundit mësohet se e kishte blerë mjetin me timon anglez vetëm rreth dy javë më parë.

Ai e parkonte para pallatit ku banonte, por gjatë natës dyshohet se persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën duke e djegur plotësisht. Pronari i mjetit kishte në administrim së bashku me familjen e tij edhe një subjekt tregtar, për shitje rrobash, pikërisht në lagjen ku ndodhi ngjarja.

Fillimisht u dyshua për shkëndijë elektrike, por më pas janë konstatuar gjurmë të lëndës djegëse, çka e ka orientuar hetimin drejt një ngjarjeje të qëllimshme. Ndërkaq, është marrë në pyetje i dëmtuari, i cili ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

digjet makina flore

“Automjetin e kam blerë rreth dy javë më parë në Tiranë. Kam lëvizur normalisht gjatë gjithë kësaj kohe në Vlorë dhe nuk kam parë ndonjë gjë të dyshimtë apo të kem pasur konflikte me persona të tjerë”, mësohet të ketë deponuar 28-vjeçari në Polici. Blutë bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista.

Sipas burimeve, nuk përjashtohet dyshimi se ngjarja ka lidhje me konkurrencën për dyqanin e tij. Gjithashtu, dyshohet për ndonjë konflikt, të cilin ai po e fsheh dhe se autorët i kanë dërguar sinjal kërcënimi nëpërmjet djegies së automjetit.

Djegiet e makinave në Vlorë janë kthyer tashmë në fenomen shqetësues. Vetëm në këtë vit janë shkrumbuar 13 automjete, kryesisht me lëndë djegëse apo edhe me shpërthim tritoli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Johnson: Rusia do të mbështeste ndryshimin e kufijve, kjo e destabilizon rajonin
Previous article SPEKTAKOLAR/ Van Dijk u jep MËSIM mbrojtësve: Kështu ndalet Mbappe (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës Aktualitet

NGA “PALETAT” ME PARA, TEK MAKINAT LUKSOZE/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj Aktualitet

SARA MILA PARAQITET NË SPAK/ Deputetja socialiste flet pas dëshmisë së saj

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë Aktualitet

I DËNUAR ME 22 VITE BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE NË SHKODËR/ Arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT