Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret në zyrën e tij gazetarin e Report Tv Julian Shota, i cili u kërcënua me pistoletë në fytyrë në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë teksa kishte shkuar të filmonte pasojat e një shpërthimi me tritol në lokalin e të fortit të Laçit Llesh Buraku, autori i kërcënimit.
Gazetari Shota e informoi Presidentin Meta për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ndërsa kreu i Shtetit ka dënuar me ashpërsi rastet e kërcënimeve dhe agresioneve ndaj gazetarëve.
Sipas Metës, “Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”.


