• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E VUÇIÇ/ Mediat Gjermane: Zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg
Home
Rajon

VIZITA E VUÇIÇ/ Mediat Gjermane: Zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg

10 September, 2018 k.autor Rajon

Pas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit dhjetëravjeçar. “Ai mbeti shumë pas pritshmërive që i ndezi vetë. Ai së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me planet për një këmbim territoresh bënë të tërhiqej vëmendja për zgjidhjen e konfliktit. …Sfondi i këtij teatri negociues ka gjasa të qëndrojë në politikën e brendshme, si atë kosovare ashtu edhe serbe. Nacionalistët serbë, nga radhët e të cilëve vjen vetë Vuçiqi, e refuzojnë çdo kompromis për Kosovën si tradhti, e mbështeten këtu nga kisha ortodokse. Nga ana tjetër edhe Thaçi nuk gjen mbështetje për dorëzim eventualisht të territoreve si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.”

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson të hënën se Vuçiqi donte në fjalimin e tij të bërë të ditur prej kohësh në media të paraqiste zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb. “Në vend të kësaj fjalimi i tij përbëhej nga pasazhe të vjetra të fjalimeve të dikurshme për Kosovën dhe tekste të kreut të shtetit serb.” Pra asnjë zgjidhje në horizont, thekson FAZ. Megjithatë ai do të vazhdojë përpjekjet, këtë e bëri të qartë presidenti serb. “As ai nuk e pëlqen Thaçin, as Thaçi atë, por për shkak se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë dhe do të mbesin fqinjë, duhet të gjejmë mënyrën e veprimit ndaj njëri tjetrit.”

Po një analizë tjetër të gazetës “Süddeutsche Zeitung’” të së hënës me titullin “Vuçiq -fitilndezësi” nënvizohet me kritikë se “Vuçiq procesionin e tij diplomatik e demonstroi para BE-së, që në çështjen e ndërrimit të kufijve u prezantua si një tufë e rrëmujshme pulash. Në një kohë që Gjermania e të tjerë me të drejtë këtë e refuzuan si rast precedent të rrezikshëm, përfaqësues nga Komisioni në Bruksel u treguan mjaft të hapur ndaj kësaj ideje.”

Ndërsa gazeta tjetër gjermane “Märkische Oderzeitung” vëren se “Gjithçka ishte teatër. Ballkani Perëndimoir i mbetet besnik vetes – një rajon i tensionuar, që të jep pak shpresa për progres. Brukseli është për rajonin si stacioni i fundit, por mes vete ka shumë pak elementë pajtues, dhe shumë takticizëm. Inskenim politik në vend të politikës.”/DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UJË DHE SAPUN"/ Kështu i nis Miriami xhirimet e klipit të ri (FOTO)
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT