• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Po eksplorojmë të gjitha mundësitë
Home
Rajon

MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi: Po eksplorojmë të gjitha mundësitë

9 September, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur sot senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit.

Duke e falënderuar senatorin Johnson për vizitën në këtë kohë të zhvillimeve të rëndësishme, sipas presidentit Thaçi, siç është zgjidhja e kontestit rreth emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.

Presidenti Thaçi shtoi se është me rëndësi që të gjithë liderët e rajonit po angazhohen të marrin vendime që janë në të mirë të shteteve të tyre, edhe nëse këto nuk janë vendime popullore.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se po “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje” dhe shtoi se marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në. Në interes të vendeve tona dhe të investimeve perëndimore në rajon”.
“Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, tha ai.

Ndërsa senatori Johnson u shpreh i kënaqur me zhvillimet në rajon, duke thënë se SHBA përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 70 VITE DIFERENCË/ Adoleshenti përdhunon dhe rreh për vdekje të moshuarën
Previous article SUPER NDESHJA/ Giroud zgjohet nga gjumi për t’i siguruar Francës fitoren ndaj Holandës

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT