Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë, e mori emrin nga lumi Holta.
Vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve por edhe të huajve. Kryesisht për njerëzit aventurierë e që pëlqejnë mbi të gjitha, ngjitjet në mal.
Fotot e mëposhtme, ekskluzive për AlpeNews.al, na sjellin një pamje më nga afër se si duket kanioni këto ditë.

Disa fjalë për Kanionin e Holtës:
Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash.
Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.
Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.
Përgatiti: AlpeNews.al



