• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJEDHJA 100 MIJË EURO NË BANKË/ Si u zbulua se autor ishte punonjësi. Tërhiqte para nga arka dhe …
Home
Breaking News

VJEDHJA 100 MIJË EURO NË BANKË/ Si u zbulua se autor ishte punonjësi. Tërhiqte para nga arka dhe …

9 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Më 2 shtator të vitit 2014, Policia e Tiranës njoftoi se filiali i një banke të nivelit të dytë ishte vjedhur në periudha të ndryshme kohore nga një prej punonjësve. Bëhej fjalë për një filial që ndodhej pranë Kopshtit Botanik, te zona e Liqenit Artificial. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga verifikimet e vetë bankës rezultoi të ishin vjedhur afro 100 mijë euro. Kjo ishte shuma totale e tërhequr nga arka dhe ATM e bankës, në euro, dollarë e lekë, nga arkëtari Besmir Laja, i cili nuk u arrit të gjendej nga Policia dhe u shpall në kërkim.

Ndërsa Policia arrestoi punonjësen e kësaj banke, shtetasen me iniciale B.D., e cila më pas u shpall e pafajshme dhe u lirua, si dhe filloi procedimi penal për drejtorin F.Z., që po ashtu u shpall i pafajshëm. Në atë kohë ata akuzoheshin për shpërdorim detyre, pasi me mosveprimet e tyre dyshoheshin se kishin lejuar arkëtarin e bankës që të vjedhë para nga arka dhe ATM, në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa vetë punonjësi që ka kryer vjedhjen e shumave të konsiderueshme të parave, Besmir Laja, në atë kohë 29 vjeç, nuk ishte gjetur në banesë dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim policor. Burime nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës shpreheshin 4 vjet më parë se ngjarja ishte zbuluar nga auditi i brendshëm i bankës, që kishte konstatuar mospërputhje të parave në procesverbalet e deklaruara në filialin qendror, me atë që tregonte gjendjen e parave në bankë dhe ATM.

Pasi ishin verifikuar kamerat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të bankës, ishte zbuluar se kush ishte përgjegjësi i vjedhjes. Laja u hetua dhe u gjykua në mungesë për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës. Policia njoftonte zyrtarisht se nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja dyshohej se kishte vjedhur në këtë bankë, në kohë të ndryshme shumat e parave përkatësisht, 7 280 012 lekë, 32 900 euro dhe 18 080 dollarë amerikan.

Këto shuma parash, ai i kishte tërhequr nga arka e bankës, ndërsa kishte vjedhur edhe shumën prej 510 000 lekë nga depozita e bankomatit. Gjithsej, duke kryer konvertimin e valutës në lekë, rezultonte që arkëtari Laja kishte vjedhur 13 694 012 lekë nga arka dhe duke i shtuar edhe vlerat e vjedhur nga ATM, shuma shkonte në 14 204 012 lekë të rinj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARG PORTUGALISË/ Cristiano Ronaldo "dhuron" spektakël në plazhet e Monte Carlos
Previous article NEGOCIATAT PËR SHQIPËRINË/ Tsipras: Greqia PRO hapjes ndërsa çështja çame nuk ekziston

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT