Një automjet tip “Benz” është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët” të qytetit të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.
Është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dysohet se zjarri është i qëllimshëm.



