Gjatë vizitës së tij të parë në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me Fikret Demirin, zyrtar i lartë i Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Demiri, pjesëtar i komunitetit goran në Kosovë ka qenë me Vuçiçin bashkë në shërbimin ushtarak të ish-Jugosllavisë.


Gjatë vizitës së tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u ka thënë përfaqësuesve serbë të komunave veriore të Kosovës se nuk është i sigurt se do të mund të arrihet marrëveshje në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por ai është shprehur i gatshëm që bisedimet dhe angazhimet për një zgjidhje të pranueshme të vazhdojnë.
Vuçiç ka komentuar edhe deklaratat e para pak ditëve të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila tha se e respekton integritetin territorial dhe u shpreh kundër idesë së shfaqur nga Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim apo ndryshim të kufirit.
Ai tha se e kupton që kundërshtarët e tij i janë gëzuar kësaj deklarate. Kurse pranoi se fuqia e tij politike është minimale krahasuar me kancelaren Merkel, e cila përfaqëson ekonominë më të fuqishme evropiane.
“Unë nuk mund ta korrigjojë kancelaren Merkel, por kjo nuk do të thotë se nuk mund angazhohemi të ndihmojë popujt tanë. Kurse kur flasim për integritetin territorial, a po flasim për integritetin para vitit 2008 apo integritetin e vitit 2018”, tha Vuçiç.


