• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEPUTETËT MIQ SHTËPIE ME KRIMINELË”/ Bylykbashi tregon si do pastrohet politika nga vetingu
Home
Shqipëri

“DEPUTETËT MIQ SHTËPIE ME KRIMINELË”/ Bylykbashi tregon si do pastrohet politika nga vetingu

8 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka shpjeguar se si sipas tij, pastrohet politika me vetingun për politikanët, nismë ligjore e propozuar Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, ligjvënësi demokrat shkruan:

Dekriminalizimi, version 2.0‎ – te largohen kriminelet por edhe bedelet e krimit nga pallati i pushtetit
‎
Deputeti, ministri dhe gjyqtari jane figura kushtetuese te te njejtes kategori, te barzvlefshme, por ne pushtete te ndryshme. ‎

Per ta thjeshtuar, pallati i pushtetit ka tre shkalle, parlamentin, qeverine dhe gjykaten, dhe secili hyn ne shkallen e vet; d‎eputeti ne legjislativ‎, ministri ne ekzekutiv dhe gjyqtari ne gjyqesor. ‎ Por qe te tre zyrat i kane ne te njejtin kat te pallatit te pushtetit, ne katin me te larte.

Nese gjyqtari me vetingun per lidhjet me krimin largohet nga detyra, ‎po aq duhet te largohet deputeti apo ministri.

Ta thjeshtojme me tej: nje gjyqtar i larte eshte larguar sep‎se nipi i tij eshte denuar per nje cigare hashash. Nese gjyqtari qe mbrohet nga kushtetuta me shume se ministri dhe deputeti qe te sigurohet pavaresia, largohet skandalozisht sepse marredhenia me nipin qe ka kryer krimin e “tmerrshem” te pirjes se nje cigareje hashash quhet kontakt i papershtatshem me krimin, pse nuk duhet larguar nga parlamenti apo qeveria deputeti apo ministri qe deklaron se ka marredhenie familiare me nje trafikant qe eshte denuar me 7 vite e dy muaj burg apo nga zyra e ministrit ka promovuar e mbrojtur trafiqet e kusherinjve?!

‎Nese nje gjyqtar rezulton se ka vendosur ne favor te nje krimineli te denuar me 21 vite burg ‎te cilin deklaron se e ka mik shtepie dhe nga vendimet e tij krimineli ka fituar tendera me miliona euro, ai largohet pa diskutim nga vetingu. Po ashtu, kur nje deputet deklaron miqesine me nje kriminel te denuar me 21 vite burg dhe kur krimineli fiton tendera me miliona euro ne zonen elektorale te deputetit mik shtepie, deputeti duhet te largohet sepse i ka hapur kriminelit deren e institucionit publik pervec deres se shtepise.

Nese nje deputet apo minister, ne mes te nje operacioni antidroge, merr dhe fsheh ne makinen e tij nje trafikant ne kerkim dhe can postobllokun e policise me imunitetin e tij parlamentar duke shpetuar trafikantin, sic ka ndodhur ne legjislaturen e shkuar, nuk mund te presin shqiptaret deri sa ta ndaje drejtesia nese ka bere apo jo krim ky zyrtar. Ai zyrtar duhet te largohet menjehere nga detyra pa pritur te kalojne vite deri sa te denohet sepse mund te vazhdoje ta shpetoje serish kriminelin. Me pas duhet te shkoje edhe ne burg, por te largohet si fillim.

‎Ligji i Dekriminalizimit qe eshte nje lloj vetingu, largon kriminelet e denuar nga parlamenti, qeveria dhe gjyqesori. Rama u kap gafil me shpuren e krimineleve qe futi ne institucione. Por nderroi taktike; zevendesoi kriminelin me bedelin. Ne vend te kriminelit, ai tani ka futur ne institucione femijen, kusheririn, apo ushtarin e bindur te kriminelit. Ndaj me vetingun e lidhjeve te politikaneve me krimin, duhet rrezuar tuneli i nendheshem qe lidh politiken me krimin, ate tunel te erret ku te dyja palet bejne pazare qeverisjeje.

Dhe per ata qe thone se nje politikan i korruptuar eshte me i rrezikshem se nje politikan qe ka marredhenie me krimin e organizuar, pra i ka hapur deren e qeverisjes krimit te organizuar, u them qe ky eshte palacollek! Te dy kriminele jane por eshte njesoj si te thuash qe hajduti eshte me i rrezikshem se mafiozi.‎

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË DJEGIM TY DHE FAMILJEN TËNDE"/ Gjyqtari denoncon në Polici: Si më kërcënuan me VDEKJE
Previous article Vuçiç: Kufijtë janë të parëndësishëm për Europën

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT