Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm: Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.
Burime policore thanë se dy personat në fjalë kanë qenë në proces gjyqësor për pronat, dosjes e së cilës e ka gjykuar Besnik Shehu në shkallë të parë. Sot, procesi gjyqësor në fjalë është në Gjykatën e Lartë.
Mësohet se ata kanë kërcënuar se do djegin atë dhe familjen e tij.
“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”, janë disa nga kërcënimet që gjyqtari pretendon se i janë bërë pasi ka dalë nga banesa.
Policia pritet të ndalojë personat ndaj të cilëve ka bërë kallëzim gjyqatri.


