• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Atipikja si tipike, në politikën e sotme!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Atipikja si tipike, në politikën e sotme!

8 September, 2018 Redaktor1 OP-ED

Teoritë politike dhe standardet e sjelljes “politikisht korrekt” në marrëdhëniet e dikurshme ndërkombëtare, që na janë servirur si aksioma të pakundërshtueshme, kanë nisur të bien një e nga një. Aq sa jetojmë në një epokë, ku tipikja tashmë konsiderohet si atipike dhe atipikja vetë, si tipikja për tu ndjekur.

Kjo gjë shihet tashmë:

Qoftë kjo në marrëdhëniet politike brenda sistemit demokratik të një vendi, e qoftë në sistemin ndërkombëtar. Qoftë nga partitë politike, e qoftë nga liderët e tyre. Qoftë nga sjellja e elitave të një vendi brenda vetes, e qoftë në raportet e drejtuesve të shteteve në marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe organizmat e përfaqësimeve kontinentale apo planetare.

Si ta kuptojmë këtë konkretisht?

Mjafton që të ndjekim vetëm zhvillimet e politikës mbarëshqiptare dhe ato ndërkombëtare të 24 orëve të fundit, për ta materializuar këtë ide. Përshembull:

Barak Obama, ish Presidenti demokrat i SHBA (i majtë), e cilëson miliarderin tipik të kapitalizmit modern (i djathë) Donald Trump, pra Presidentin republikan (e djathë), si një komunist.

Në Tiranë janë takuar ata që deri dje konsideroheshin si dy prej liderëve politikë këtej dhe andej kufirit, diametralisht të kundërt me njëri- tjetrin: Albin Kurti i Lëvizjes “Vetëvendosja” dhe ish Kryeministri demokrat Sali Berisha. I pari, përfaqësues i të majtës radikale, i dyti lideri historik i të parës parti antikomuniste dhe “babai” i së djathtës shqiptare.

Në Shkup ishte Kancelarja gjermane Angela Merkel, për të inkurajuar referendumin për emrin e ri të Maqedonisë, i cili siç tha ajo pritet që ta bëjë fqinjin e Shqipërisë një vend anëtar të NATO dhe të BE. Në lidhje me debatin për kufijtë mes Prishtinës dhe Beogradit, ajo tha se beson që tërësia tokësore nga pikënisja e rëndësishme për rajonin është të qëndrojë ashtu siç është. Merkel është një ish banore e Gjermanisë Lindore, e cila u bashkua me Gjermaninë Perendimore, pas rënies së Murit të Berlinit. Rënia e komunizmit, solli nëpërmjet një efekti domino, ndryshimit e kufijve që ndau Çekosllavakinë dhe që çoi në shpërbërjen e Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) dhe Jugosllavisë.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pasi refuzoi të takohej me Presidentin Thaçi në Bruksel, në takimin e radhës për bisedimet bilateral, ishte në Kosovë ku u zotua për vazhdimin e bisedimeve dhe për normalizimin e marrëdhënieve: “Ne me shqiptarët deri më tani i kemi provuar të gjitha mënyrat, por nuk kemi pasur shumë fat, as ne e as ata, prandaj është koha përfundimtare që të bisedojmë me shumë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit dhe pas këtij respekti për të pasur edhe miqësi…”,- tha ai.

Ndërkohë në Tiranë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur sezonin e ri politik dhe parlamentar, duke synuar që të mbërrijë në stacionin e zgjedhjeve të ardhshme lokale të qershorit 2019 nëpërmjet nisjes së punës organizative me strukturat e PS dhe nëpërmjet thellimit të nismës së njohur të “bashkëqeverisjes me qytetarët”. Ndërkohë që opozita që duhet të mblidhte forumet nuk e ka bërë, duke e nisur “vitin e ri electoral”, nëpërmjet nismash populiste tipike të majta, me takimet në Shkodër dhe Elbasan, e duke paralajmëruar vijimin e këtij turi nëpër Shqipëri.

Presidenti Meta, i njohur si më afër qëndrimeve me të tjerë liderë politikë në Prishtinë, u tha se e kaloi drekën e së shtunës, me kundërshtarin numër një të miqve të tij, Albin Kurtin në Karpen të Kavajës.

Këto dhe shumë detaje e shembuj të tjerë, e bëjnë atipiken e deridjeshme, gjënë më tipike të së sotmes e me sa duket edhe të së ardhmes. Epoka post ideologjike, me sa duket është epoka atipike. Eshtë epoka e rënies së klisheve. Epoka e zhbërjes së aksiomave teorike të politikës e diplomacisë, në praktikë. Ndaj, mos u habisni kur të shihni e të dëgjoni edhe për “çudira” të tjera në vijim.

Ndoshta kinezët kanë patur të drejtë, kur prej kohësh, kanë thënë: “Pak rëndësi ka se çfarë ngjyre ka macja, e rëndësishme është që të kapi miun”! E kanë zbatuar edhe vetë në praktikë. Edhe të tjerët po e zbatojnë gjithashtu. Ndaj, pak rëndësi ka se çfarë thonë e bëjnë liderët politikë shqiptarë e ndërkombëtarë. Më e rëndësishme sesa kjo, është që ata të arrijnë qëllimet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS IRONIA/ Portieri i ishullit Seychelles është ylli i ri i rrjeteve sociale, peshon...
Previous article Liga e Kombeve/ Spanja përmbys Anglinë, shënon edhe Greqia (VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT