• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr ZBULUAR Bashën: Amendamenti i Vettingut në politikë, propozim i Ramës
Home
Shqipëri

Anëtarja e Kryesisë së PD nxjerr ZBULUAR Bashën: Amendamenti i Vettingut në politikë, propozim i Ramës

8 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Amendamentin e propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për vetingun e politikanëve, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati e ka quajtur veçse një “propozim të Ramës, por thënë me gojën e Bashës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan se çdokush që do t’i hyjë diskutimit për këtë amendament duhet së pari të hedhë diplomën në lumin e Lanës.

Më tej ajo shkruan: “Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo! Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues…”.

Sipas Bushatit kjo trupë special do të emërohet me marrëveshje Rama-Basha dhe sëbashku do t’i bëjnë vetting politikës.

Postimi i plotë:

Më pyeti dje një gazetar se ç’mendoja për propozimin e Bashës për “vettingun në politikë”…..

Vetting për kontaktet me krimin e organizuar…..

Më shkoi mendja që shkoj shpesh tek një kafe rrotull shtëpisë, për pronarin e së cilës “gratë e lagjes” thonë që është trafikant droge….

A thua ma quan Kryetari “kontakt” me krimin e organizuar vajtjen tek kjo kafja…? – mendova….

Sot u informova që për këtë qenka propozuar dhe një amendament kushtetues….

Çdo portal e penë gazetareske paska shkruar për çështjen….

E pikë e zezë….!

M’u kujtua ajo shprehja “Hedh një budalla një gurë në lumë e 100 të mençur i shkojnë nga pas….”

Megjithëse….mbase s’kemi të bëjmë me “budalla”….. nëse qëllimi është “100 të mençur i shkojnë nga pas”…..

Gjithsesi…..

Të dashur miq e kolegë juristë,

Nëse thjesht pranoni të hyni në diskutime e debate juridike mbi këtë propozim, më mirë hidhni diplomën e juridikut në Lanë!

Politikisht unë kam këtë dyshim:

Absurdi juridik që propozon Basha në fakt është propozim i Ramës me gojën e Bashës…..

Basha propozon një absurd juridik dhe Rama tallet pak por nuk i thotë jo!

Basha propozon një Trupë Speciale për Vettingun e Politikanëve me amendament kushtetues…

Meqë gjithsesi duhet shumicë e cilësuar, kjo Trupa Speciale do të emërohet me Marrëveshje Rama-Basha dhe të dy bashkë do t’i bëjnë Vettingun Politikës…..që të sundojnë të qetë, pa armiq e kundërshtarë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË KORÇË/ Hyn në banesën e të moshuarës dhe tenton ta PËRDHUNOJË. Në kërkim I RIU
Previous article Marchisio i zhgënjyer nga Allegri: Ndonjëherë më deklaronte të dëmtuar kur nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT