• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FINANCIERI” I HABILAJVE/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin, Nazer Seiti në arrest shtëpie
Home
Breaking News

“FINANCIERI” I HABILAJVE/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin, Nazer Seiti në arrest shtëpie

8 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit në Catania ka vendosur që të lerë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për njeriun kyç të dosjes Habilaj, Nazer Seiti. Në datë 23 gusht Gjykata e Catania-s e liroi nga burgu Nazer Seitin, të njohur si financieri i grupit të trafikut të drogës drejtuar nga Moisi Habilaj.

Por prokuroria e apeloi vendimin duke kërkuar që të kthehet në burg. Apeli e shqyrtoi kërkesën dhe vendosi që të lerë në fuqi vendimin ‘arrest shtëpie’ deri në përfundim të hetimeve.  Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati Detar Hysi, i cili ka mbrojtur përballë drejtësisë shqiptare Seitin e konsideruar si financieri apo krahu i djathtë i Mosi Habilaj.

Nazer Seiti është një ndër 10 të pandehurit e këtij grupi që hetohet prej më shumë se një viti si nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Catanias në Itali. Nazer Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda së bashku me Armando Koçerrin.

Pak muaj pas këtij arrestimi i vetmi që ndodhet në qelitë shqiptare është Koçerri pasi Seiti është ekstraduar në Itali. Nazer Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj. Ekstradimi i Seitit hapi një debat publik dhe politik në vend ku nuk munguan akuzat si për prokurorin e përgjithshme dhe ministrin e Drejtësisë, si palë që lejuan ekstradimin për të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITA NË KOSOVË/ Kam ardhur për paqe dhe përmirësim të raporteve me shqiptarët (VIDEO)
Previous article BEATRIX DHE SAMANTA KAPEN "RËNDË NË PLAZH/ Dalin fotot që ato nuk do të donin ti shihnin

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë… Aktualitet

RIKTHEHET Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT