Muajt e fundit duket se kanë qënë jo fort të qeta përsa i përket vrasjeve dhe rrëmbimeve. Përreth një javë Shkodra po ruhet nga disa forca të policisë, por jo vetëm.
Janë “blinduar” edhe qytete të tjera si Elbasani apo Vlora, që duhet thënë se kanë qënë gjithnje problematike.
Mirëpo, vec vrasjeve që po zbardhen dita ditës, dyshime të forta ngrihen edhe mbi rrëmbimet. Kjo pasi në ditët e fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm të tyre.
Në Shkodër, që prej mes gushtit u ngrit alarmi për xhaxhain edhe nipin pas zhdukjes së tyre, dhe ende nuk ka një pistë konkrete, ndonëse hetimet vijojnë intensivisht.
Sipas familjarëve, mendohet se të dy janë rrembyer.
Gëzim Hysaj (Xhaxhai)
Ditën e sotme, u bë me dije se dy shokë në Vlorë janë zhdukur. I ati i njërit prej tyre bën apel të fortë dhe ngre dyshime se djalin ia kanë rrëmbyer.
Albano Xhaferi
Shokët kishin qënë te dy në Belgjikë dhe mësohet se së fundmi janë kthyer në Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al




