• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E EFEKTIVIT BASHA/ Manjani: Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste…
Home
Shqipëri

VRASJA E EFEKTIVIT BASHA/ Manjani: Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste…

8 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Ylli Manjani ka reaguar në një postim në facebook ka treguar historin e një gruaje e cila kishte dy djemtë e saj në burg, të cilët i kishin dënuar për një vrasje e cila nuk ishte provuar.  Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shum i mirë).

Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore.

Kriminalizimi i njerëzve pa prova!
————-
Jam skandalizuar nga historia që një zonjë nga Lazarati më rrefeu një ditë gushti.

Fare rastësisht, në plazh, mu shfaq para syve një grua dhe me lot në sy më rrëfeu gjerë e gjatë historinë se si ja kishin arrestuar dy djemtë e saj adoleshentë dhe ja kishin dënuar, për një vrasje që nuk provohet ta kenë bërë.

Njëri nga djemtë është dënuar me burgim të përjetshëm.

Është fjala për vrasjen e efektivit të policisë në Lazarat, përgjatë operacionit anti-kanabis. Një operacion që mbaroi me pastrimin e Lazaratit (jo të Shqipërisë), ku humbi jetën dhe polici (njeri e profesionist shum i mirë).

Ngjarja është shumë e rëndë dhe opinioni publik beson menjëherë atë që servir policia. As mediat nuk pranojnë ta referojnë anën tjetër të historisë njerëzore.

Askush nuk fillon të arsyetojë, si ka mundësi që një 18 vjeçar qënka një “vrasës” me nishan të përpiktë.

Si ka mundësi që një adoleshent përfundon i dënuar përjetë në burg?

Megjithë dëshirën që kisha për t’a ndarë me ju këtë ngjarje, profesionalisht nuk mund ta bëja pa marrë një informacion nga çështja zyrtare.

Zyrtarisht Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda nuk kanë arritë të provojnë që ndonjë nga moria e plumbave të shtëna nga grupi i të rinjve Lazaratas, të kenë goditur jo policin e ndjerë, por as furgonin ku Ai gjendej!!!

Paska patur akt ekspertimi për këtë gjë dhe furgoni nuk ka patur shenja plumbash!!!

Nuk provohet në asnjë akt ekspertimi që plumbi që i mori jetën policit, të jetë shtënë nga armët e atyre djemve të inatosur me policinë, gjithsesi!!!

Pra pyetja se kush e vrau Policin e ndjerë mbetet ende pa përgjigje nga drejtësia!!!

Ajo çështje që drejtësia po e gjykon në atë mënyrë është krim në vetvete! Sepse kriminalizon pa prova të rinj, të cilët mund të dënohen për rezistencë ndaj policisë apo edhe për ndonjë akuzë tjetër, por jo pë vrasjen e policit.

Uroj vërtetë që Apeli ta analizojë me kujdes këtë inskenim të shëmtuar të policisë.

Drejtësia bëhet me prova e jo me llafe as me inskenime populiste…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM/ Kapet në Vlorë 46 vjeçari i dënuar me 2 vite burg (EMRI)
Previous article FESTON 3-VJETORIN E MARTESËS/ Anjeza Shahini publikon FOTON me bashkëshortin

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para Politikë

TË MARTËN PROVIMI I FUNDIT I MATURËS SHTETËRORE/ Ministrja e Arsimit: Respektoni rregullat, 29 nxënës të përjashtuar gjatë tre provimeve të para

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT