Një aksident i ndodhur në Sarandë ka sjellë dëmtime materiale dhe në njerëz. Njëri nga mjetet largohet nga vendi i ngjarjes, e ndërsa 2 persona kanë mbetur të plagosur.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit B.B., dhe G.O., vjeç 38 e 21, banues në Delvinë e në Sarandë, pasi në Qafë Gjashtë, në rrugën “Skënderbeu”, B.B., duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi G.O., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë pasagjeret në mjetin tip “Benz”, shtetasit A.M., dhe M.B., vjeç 46 e 20, banues në Delvinë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.


