• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GREQI/ Panairi i 83-të ndërkombëtarë i Selanikut, vendin e nderit SHBA
Home
Rajon

GREQI/ Panairi i 83-të ndërkombëtarë i Selanikut, vendin e nderit SHBA

8 September, 2018 k.autor Rajon

Si asnjëherë në historinë e panaireve ndërkombëtare që zhvillohen në Selanik, çdo vit në shtator nuk janë parë masa të tilla sigurie.

Mbi 5.500 policë dhe 1.500 pjesëtarë të grupeve të ndërhyrjes së shpejtë janë të gatshëm të ruajnë rendin dhe qetësinë në këtë fundjavë, ku sipas traditës çdo kryeministër bën përurimin, mban një fjalim dhe në fund jep një konferencë shtypi për mediet vendase dhe të huaja.

Masat e rrepta, kësaj here shpjegohen përveç faktit se, vendin e nderit në panairin e 83-të ndërkombëtar të Selanikut e kanë Shtetet e Bashkuara, edhe me frymën e pakënaqësisë dhe zemërimit të një pjese të konsiderueshme të qytetarëve të Greqisë së Veriut për marrëveshjen e nënshkruar me Shkupin për emrin e Maqedonisë disa muaj më parë në Prespë.

Prej të premtes në mesditë, në qytetin e dytë më të madh të vendit ndodhen mbi 60 skuadra speciale të policisë, helikopterë, snajperë, dronë, por edhe agjentë të FBI-së të gatshëm të përballojnë protesta të shumta të planifikuara mbrëmjen e së shtunës.

Më kryesorja të shmangin provikimet mes pjesëmarrësve në mitingun e organizatave që kundërshtojnë marrëveshjen Tsipras-Zaev, si dhe të rinjve të grupeve anarkiste.

Policia ka arrestuar të paktën 4 persona që udhëtonin nga Athina drejt Selanikut, pasi ishin të pajisur me mjete të dhunshme si varre apo maska kundër bombave me gaz lotsjellës, me të cilat do të merrnin pjesë në protesta.

Prej mëngjesit të së shtunës dhe për dy ditë rresht, në rrugët kryesore të qendrës së qytetit, para panairit, ka kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe transportit publik, si dhe të parkimit të makinave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TREGTIMI I LËNDËVE DRUSORE/ Falsifikoi dokumentat dhe fshehu të ardhurat, arrestohet 37 vjeçari (EMRI)
Previous article PO E FLLIQNI RININË/ Fansi e kritikoi pse doli me gjoksin jashtë, reagon Roza Lati

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT