Vrasjet në Shqipëri, po kthehen në “fenomen” shqetësuar, vecanërisht vitin e fundit. Të rinjë që marrin veten “në qafë”, vetëm se bëhen pjesë e pazareve të drogës por jo vetë,.
Fati i tyre i keq duket se ipërndjek edhe nga hakmarrje, të cilat ndonëse kanë vite që kanë ndodhur, vijojnë me rrezikshmëri të lartë.
Rasti më i fundit ishte ne Mamurras, ku Indrit Pepa mbeti i vrarë. Detaji i trishtë është edhe mbi faktin se 27 vjeçari kishte kërkuar azxil në Gjermani por nuk ishte pranuar.
Rast i ngjashëm me këtë, eshtë edhe i Mario Majollarit, të riut që u vra në Tiranë.
Vrasja në Mamurras për hakmarrje
Indrit Pepa është 27-vjeçari që u ekzekutuanë qytetin e Mamurrasit. Pista fillestare e hetimeve është ajo e ekzekutimit për hakmarrje, për shkak të një plagosjeje të kryer rreth 6 vite më parë nga Pepa.
Pas kryerjes së këtij akti, i riu nuk ishte ngujuar, por i ruhej hakmarrjes, e për këtë arsye edhe kishte ikur disa herë jashtë shtetit.
Sëfundmi ai kishte kërkuar azil në shtetin gjerman me arsyetimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, por kërkesa i ishte refuzuar dhe 27-vjeçari Pepa ishte kthyer në vendlindje.
Ai kishte marrë edhe ekspuls, duke e pasur të pamundur të rifutet në asnjë vend të BE-së. Indrit Pepa ishte i martuar dhe babai i një vajze 4 vjeçe.
Vritet në Tiranë 28 vjeçari për hakmarrje. Kërkoi azil në Suedi
Bëhet fjalë për vrasjen e Mario Majollarit 28 –vjeç, banues në Kinostudio. I riu është vrarë mbremjen 1 0 prillit për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy vetë, po për hakmarrje para 18 viteve.
Më vonë u mësua se Mario kishte kerkuar azil në Suedi por nuk ia kishin dhënë. Mbi këtë shkruajtën dhe mediat suedeze asokohe.
Përgatiti: AlpeNews.al




