• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Prapaskenat e dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Prapaskenat e dështimit të takimit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel

7 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Një diplomat ndërkombëtar i cili ishte i pranishëm në gjithë ngjarjen që u zhvillua sot brenda ndërtesës së BE-së në Bruksel ku po qëndronin delegacionet nga Kosova dhe Serbia, ka shpjeguar të gjithë prapaskenat se si ka ardhur deri tek anulimi i takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

“Të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëri tjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së”, ka thënë ky diplomat, emri i të cilit është i njohur për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër.

“ Ata e detyruan Mogherinin që t’i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu”, shpjegon diplomati.

“ Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë”, shton tutje diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve.

“ Vështirësitë vazhdojnë”, kështu ka deklaruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se do të kërkojë një takim ndërmjet dy liderëve në fund të shtatorit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së.

Kujtojmë se ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit  ku pritej të diskutohej për shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh, ishte kundërshtuar fuqishëm dhe nga opozita kosovare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRI-IZRAELI/ FOTO EKSKLUZIVE: Nis hyrja e tifozëve në stadium
Previous article "Që kur zbuluam se gruaja ime ka HIV"/ Jeta seksuale shkoi në djall

Isa.Autor

Postime të ngjashme

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT