• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI QË PROPOZON BASHA/ Nuk bëhet fjalë për Vetting politikanësh, madje është fiks për ata që i tremben
Home
Shqipëri

LIGJI QË PROPOZON BASHA/ Nuk bëhet fjalë për Vetting politikanësh, madje është fiks për ata që i tremben

7 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Nëse e lexon me kujdes ligjin që propozoi kryetari i PD-së Lulzim Basha do të dalloni se nuk parashikon as Vetting për pasurinë e politikanëve, as nga akuzat për korrupsion të politikanëve.

Lexoje të plotë ligjin më poshtë:

Në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Fjalia e parë, e pikës 3 të nenit 45, ndryshohet si më poshtë vijon:

“3. Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 2

Pas nenit 176 të Kushtetutës, shtohet “Pjesa e Gjashtëmbëdhjetë/1”, me këtë përmbajtje:

“PJESA E GJASHTËMBËDHJETË/1
MEKANIZIMI I GARANTIMIT TË INTEGRITETIT TË FIGURËS SË FUNKSIONARIT PUBLIK

Neni 176/1
Qëllimi i kontrollit të figurës

1. Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje dhe/ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
2. Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.

Neni 176/2
Subjektet dhe rregullat e kontrollit të figurës

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

2. Subjektet e parashikuara në pikën 1, dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës, me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.

3. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1 ka kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

4. Nëse subjekti i përmendur në pikën 1, nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën, apo përpiqet të bëjë deklarime të pasaktë, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës së ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra, dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.

5. Kur subjekti i përmendur në pikën 1, nuk justifikon ligjshmërinë e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

6. Kushtet, rregullat dhe organet përgjegjëse për zbatimin e mekanizimit të garantimit të integritetit të figurës së funksionarit publik, përcaktohen me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.”

Neni 3

Pas nenit 179/b, shtohet neni 179/c me këtë përmbajtje:

“Neni 179/c

1. Mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, që është fituar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
2. Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi, në përputhje me procedurën e nenit 81, pika 2, të Kushtetutës, miraton ligjin që përcakton kushtet dhe rregullat për garantimin e integritetit të figurës së funksionarit publik.”./Tiranapost.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kombëtarja përballet me Izraelin/ Njoftim i rëndësishëm nga FSHF-ja për biletat
Previous article VRASJET NË SHKODËR/ Jepet masa për KATËR të arrestuarit. Tre mbesin në BURG, njëri... (EMRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT