• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT NGA SHTETI FQINJ/ Vajzat shqiptare kryesojnë tregun e prostitucionit në Maqedoni
Home
Sociale

SHIFRAT NGA SHTETI FQINJ/ Vajzat shqiptare kryesojnë tregun e prostitucionit në Maqedoni

7 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmojnë se numri më i madh i shtetaseve të huaja që punojnë në lokalet e Tetovës si këngëtare, valltare dhe kameriere, “profesione” pas së cilave supozohet që ushtrojnë zanatin e prostitucionit, janë nga Shqipëria.

Gazeta Lajm ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme se çfarë masa do të ndërmerren për pengim të prostitucionit, pas publikimit të skandalit në emisionin “Fiks fare” në Top Channel, ku shihet qartë se një “Shoqatë Artistike” bën regrutimin e vajzave shqiptare për prostitucion në Maqedoni.

“Në mënyrë më intensive në këtë plan, SPB e Tetovës ka vepruar në korrik, kur janë realizuar disa aksione për kontroll, në të cilat janë zbuluar qindra shtetase të huaja, kryesisht nga Republika e Shqipërisë”, kanë deklaruar nga policia e Tetovës për Gazetën Lajm.

Sektori për punë të brendshme në Tetovë, në kontinuitet ndërmerr masa të shumta dhe aktivitete për zbulim dhe sanksionim ligjor të shtetaseve të huaja, që ilegalisht qëndrojnë dhe punojnë në këtë rajon, më së shpeshti në lokale hotelerike ose që e keqpërdorin qëndrimin turistik, respektivisht qëndrojnë në kundërshtim me qëllimin, thuhet më tej në përgjigje.

“Dhe jo vetëm kjo, por edhe për ata që ekziston dyshim se janë të involvuar ne tregti me njerëz, prostitucion dhe aktivitete tjera kriminele. Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti, në këtë rajon janë realizuar 17 aksione kontrolli në 21 objekte hotelerike, ku gjithsej janë zbuluar 63 shtetase të huaja. Gati gjysma prej tyre, respektivisht 30 kanë qenë shtetase të Shqipërisë, 21 serbe, 7 shtetase të Kosovës, 2 nga Sllovenia dhe nga një prej Bullgarie, Malit të Zi dhe nga Bosnja e Hercegovina.

Përveç tyre, në objektet hotelierike janë zbuluar edhe 73 shtetase të Maqedonisë. Numri më i madh i shtetaseve të huaja janë nëmoshë prej 18 deri 45 vjeçare, kurse në objekte kanë qenë të angazhuara si këngëtare, vallëzuese, kameriere dhe personel tjetër, duke e keqpërdorë qëndrimin turistik. Për këtë arsye janë arrestuar, janë mbajtur kohë të shkurtër dhe janë dorëzuar në Sektorin për krim tejkufitar, migracion, shtetas të huaj dhe riadmisim për procedurë të mëtejme, e pastaj janë nxjerrë para gjykatës për kundërvajtje në Gjykatat themelore në Tetovë dhe Gostivar. Një pjese të madhe të shtetaseve të huaja që janë gjetur në këto lokale, u janë shqiptuar gjoba me të holla dhe ndalesë për hyrje në Maqedoni në kohëzgjatje prej 1 deri 5 vite”, kanë deklaruar nga policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMET NGA TATIMET/ Nëse fitoni deri në 2 milionë lekë, ja taksa që duhet të paguani
Previous article TAKIMI ME MINISTRIN E MAQEDONISË/ Meta: Faktori shqiptar qasje integruese

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT