Deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha se 43-vjecari Alket Muhaj nga fshati Rabie në Memaliaj u vra sepse denoncoi krimin në shtet, konkretisht kultivimin e kanabisit.
“Kemi të bëjmë me një vepër tragjike që tregon sa thellë kanë hyrë rrënjët e krimit në Shqipëri. Unë kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes. Pra kush e nxori në pritë. U vra me snajper në mënyrë profesionale pasi denoncoi krimin në shtet. Kemi të bëjmë me një krim që ka të bëjë me dy qëllime. E para të vrasë dëshmitarin dhe së dyti që grupet kriminale duhan të terrorizojnë qytetarët dhe të bëjnë që ata të mos flasin. Atje sot që ne flasim ka një terror në zonë. Vrasja e dëshmitarit është ngjarja më e rëndë”- tha Shehu.


