Deputetja Elona Gjebrea kërkon të paraqitet vullnetarisht në Prokurori. Gjebrea kërkon të sqarojë pozicionin e saj në ngjarjen e përfshirë. Para disa ditësh, emri i deputetet u bë publik sikur kishte udhëtuar me makinën e Habiajve gajtë kohës që mbante pozicionin e zv.ministres së Brendshme. Pas kësaj një lum akuzash vërshuan në drejtim të saj, duke e akuzuar.
Sakaq deputetja është shprehur se do të sqarojë itinerarin në vitin 2014 për të cilën e akuzojnë. Po kështu sipas zërave u tha se Gjebrea ishte paraqitur në Prokurori, pas thirrjes së tyre, por sipas saj kjo ishte një gënjeshtër dhe organi i akuzës nuk kishte paraqitur ende një fletë thirrje.
Ende nuk është bërë e ditur kur do të thërritet deputetja Elona Gjebrea në Prokurori, por kjo e fundit ka ngritur dyshimet se deputetja ka udhëtuar me mjetin e Habilajve. /AlpeNews.al/


