• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKUP/ Në mbështetje të referendumit edhe kancelari austriak
Home
Rajon

SHKUP/ Në mbështetje të referendumit edhe kancelari austriak

7 September, 2018 k.autor Rajon

Java e mësymjes diplomatike të perëndimit në Shkup nisi me vizitën dy ditore të shefit të NATO-s Jens Stoltenberg e po vazhdon me ndalesën e kancelarit austriak Sebastian Kurz për t’u mbyllur të shtunën me atë të shefes së ekzekutivit gjerman, Angela Merkel.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Kurz i ftoi qytetarët maqedonas që të dalin masivisht në votime e të mbështesin marrëveshjen e emrit me Greqinë. Austria, shtoi ai, do të vazhdojë ta mbështesë rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Jam i kënaqur që gjendem sërish në Shkup. Austria është mike e Maqedonisë dhe e gjithë rajonit. Ne nuk kemi vetëm bashkëpunim ekonomik, por edhe miqësi tradicionale. Ajo qe duam është të jetojmë së bashku në Bashkimin Evropian. Zgjidhja e ngërçit të emrit paraqet dinamikë të re për Maqedoninë dhe më gjerë”, u shpreh Sebastian Kurz, kancelar i Austrisë

Vizita e Kurz-it është përshëndetur nga blloku më i larte politik vendas. Por vëmendjen më të madhe është e destinuar ta rrëmbejë mbërritja e kancelares gjermane Merkel.

Vizita e saj po interpretohet si sinjal i fuqishëm i një momenti historik. “Ky është shansi ynë i rrallë për të ecur përpara drejt anëtarësimit në NATO e për të çelur bisedimet e aderimit në BE”, deklaroi ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov.

Dhe pohimet e tij, e kanë një bazë. Asnjëherë më parë, një kancelar gjerman nuk e ka vizituar Maqedoninë me përjashtim të qëndrimit fare të shkurtër të Gerhard Shrederit atje gjate luftës së Kosovës në 1999-tën.

Vetë prania e Merkelit dëshmon qartë mbështetjen për zgjidhjen e çështjes së emrit. Me shumë gjasë ajo po kërkon t’i inkurajojë personalisht qytetarët maqedonas të vendosin mbi kompromisin e arritur mes Zaevit dhe Tsiprasit, por pas gjithë kësaj, ka dhe një mesazh tjetër: interesi i shtuar i politikanëve gjermanë mund të duket i papritur, por ai reflekton rritjen e vëmendjes së Berlinit për rajonin në kohen kur në Ballkanin Perëndimor vihet re një shtim i influences kineze dhe asaj ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri, lojtari dhe goli i muajit: Premier League shpërndan çmimet e gushtit
Previous article ENVER ROBELLI/ Një votë shqiptare për një Maqedoni tjetër

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT