“Do të kemi një fitore spektakolare në 61 bashkitë”. Ky ka qenë parashikimi i parë i një prej socialistëve në Asamblenë Kombëtare të PS-së, konkretisht nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve Veliaj tha se sfidë për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin tjetër qeverisës do të jetë furnizimi me ujë në të gjitha bashkitë për 24 orë.
“Doja t’u tregoja një histori të shkurtër. Mbrëmë në darkë lindi një gocë e vogël. Gjëja e parë qwë do bëjnë prindërit eshte se sot do e regjistrojnë Xhenisin, dhe më pas që të marrin çekun apo ku do të shkojë në çerdhe. Sfida e këtyre zgjedhjeve dhe e mandatit tjetër do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm. 24 orë me furnizim. Sfida më e madhe dhe bashkë me qeverinë, është çështja e tokës së mbjellë. Mundohemi të bëjmë qoka me këshilltarët, se ka nga ata që nuk flasin asnjëherë. Do të kemi një fitore spektakolare në 61 bashkitë në këto zgjedhje”, tha Veliaj.


