• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kompensimi i pronave/ Skadon afati 6-mujor për dosjet pa faturë, ja si do proçedohet
Home
Ekonomi

Kompensimi i pronave/ Skadon afati 6-mujor për dosjet pa faturë, ja si do proçedohet

29 November, 2017 sidorela.editor Breaking News, Ekonomi

Fundi i këtij muaji përkon edhe me skadimin e afatit për plotësimin e dosjeve me mangësi. Mbi 2300 familje me vendim të ’95, që nuk u njohën me faturën e kompensimit, nuk kanë më asnjë ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar.

Afati 6-mujor i përcaktuar me ligjin e ri, ka përfunduar këtë muaj duke mbyllur të vetmen mundësi për rikuperimin e mangësive. Për ata, të cilët nuk e shfrytëzuan këtë periudhë, vlerësimi i pronës do të bëhet me çmim minimal. Një gjë e tillë do të reflektohet në masën e përfitimit, duke e reduktuar atë.

VENDIMET ‘95

Në fillim të muajit maj, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikoi regjistrin me vendimet ’95. Por nga 6838 dosje në total që datojnë në këtë periudhë, vetëm 4454 ishin me faturë. Pjesa tjetër, për shkak të mungesës së dokumentit kadastral ose pamundësisë së identifikimit hartografik të pronës së kategorizuar për kompensim, mbetën jashtë skemës.

Megjithatë, për të mos i penalizuar këto familje që në fillim, në ligjin e ri është caktuar një afat-6 mujor, që u krijon hapësirë që t’i dorëzojnë këto dokumente nëse i disponojnë. Një gjë e tillë, përveçse do të ishte në shërbim të procesit, do t’i krijonte Agjencisë të gjitha lehtësirat dhe kushtet që të vijonte me vlerësimin financiar.

Por në pamundësi për të siguruar këtë dokumentacion, në mënyrë të pavarur,r shumë nga ata që kanë qenë pjesë e kësaj liste, kanë bërë kompromis me veten për ta lënë çështjen në dorë të Agjencisë.

Në këto kushte është ATP që do të vendosë mbi këto prona, mbështetur në skemën e përcaktuar në ligjin e miratuar rreth dy vite më parë. “Vendimi i kompensimit vlerësohet financiarisht me çmimin minimal të përcaktuar në hartën e vlerës për atë njësi administrative dhe për atë kategori prone, nëse: subjektet e interesuara nuk sjellin dokumentacionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit brenda afatit të përcaktuar (afati 6- mujor) dhe atëherë kur ATP është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentacionin që disponon”, specifikohet në pikën 4 të nenit 16.

APLIKIMET

Me zyrtarizimin e ligjit të ri, 26 mijë vendime, për të cilët është njohur e drejta e kompensimit, kanë kaluar në skaner. Vendosja e faturës, sipas skemës së re, ku bazë për përllogaritjen e masës së përfitimit është zëri kadastral i origjinës, është parakusht për aplikimet. Kjo do të thotë se aktualisht të drejtën e aplikimit e kanë vetëm ata pronarë me vendime para ’95-s, prona e të cilëve u është nënshtruar vlerësimit ekonomik. Të tjerët duhet të vendosen në radhë pritjeje. Për shumë kohë, kompensimi financiar është parë si varianti më i mirë, pas kthimit të pronës, aty ku ishte e mundur.

Por pas miratimit të skemës së re, duket se një pjesë e pronarëve, janë të prirur të heqin dorë nga kjo mundësi. Kjo, për vet faktin që masa e përfitimit që iu është përllogaritur nga ATP, është larg pritshmërive. Ndryshime ka pësuar edhe skema e kompensimit fizik.

Për herë të parë, në ligj është përfshirë koncepti i ankandit. Çka do të thotë se, pronarët do t’i nënshtrohen një faze konkurrimi mes tyre. Sikundër ndodh në çdo garë, fitues shpallet edhe ofertuesi më i mirë. Nëse do të ndodh që toka do t;u shitet të tretëve, atëherë paratë do të shkojnë në arkën e Agjencisë dhe do të përdoren për kompensimin financiar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Rikthehen "enveristët", partizani në ekstazë: Unë kam vrarë 300 gjermanë mes tyre dhe...
Previous article Moti në Shqipëri, sinoptikanët gjerman bëjnë parashikime tronditëse

sidorela.editor

Postime të ngjashme

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit Aktualitet

"S'KAM LIDHJE ME DROGËN"/ Zbardhet dëshmia e Braçellarit nga shtrati i spitalit, “kyç” gojën për vrasjen e policit

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN... Aktualitet

I DYSHUAR NË PËRFSHIRJEN E VRASJES DHE ZHDUKJES SË KLEVIS LLAESHIT/ Sajmir Kolaveri mohon akuzat, Gjykata e Posaçme jep VENDIMIN...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT