• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS SHKARKIMIT/ Rumania emëron kryeprokuroren anti-korrupsion, pritet…
Home
Botë

PAS SHKARKIMIT/ Rumania emëron kryeprokuroren anti-korrupsion, pritet…

6 September, 2018 k.autor Botë

Ministri rumun i drejtësisë Tudorel Toader të enjten emëroi kryeprokuroren e re në krye të Drejtorisë Kombëtare të Anti-Korrupsionit pasi ish-shefja e mëparshme, Laura Codruta Kovesi, u shkarkua në korrik.

Ministri rumun i Drejtësisë, Tudorel Toader, të enjten emëroi Adina Florea, një prokurore nga gjykatat e apelit në Konstancë, për të zëvendësuar Laura Codruta Kovesin  si kreu i Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion.

Kovesi u shkarkua më 9 korrik nga presidenti Klaus Iohannis pasi një vendim i Gjykatës Kushtetuese e detyroi atë të binte dakord me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për ta shkarkuar atë.

Propozimi i ministrit tani do t’i dorëzohet Këshillit të Lartë të Magjistraturës dhe pastaj presidentit për miratim.

Në fund të korrikut, Ministria e Drejtësisë përsëriti thirrjen për zëvendësim të Kovesit, pasi Toader më 27 korrik hodhi poshtë të gjithë kandidatët aktualë, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk i plotësonte kërkesat.

Vetëm katër kandidatë kishin aplikuar për këtë post dhe Toader tha se asnjëri prej tyre nuk kishte përgatitur një program të duhur për këtë pozicion.

Florea doli në raundin e dytë kundër pesë kandidatëve të tjerë. Sorin Armeanu, është një prokuror i lartë në Gjykatën e Apelit në Vaslui, Rumania lindore. Një tjetër kandidate, Gabriela Scutea, është një ish-zëvendësprokurore e përgjithshme nga nëntori 2006 deri në maj 2013 dhe sekretare shteti në Ministrinë e Drejtësisë gjatë qeverisë teknokratike në vitin 2016.

Andrei Bodean është prokuror i Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion në Konstanca, ndërsa Paula Tanase është prokurore në Gjykatën e Apelit në Galati, Rumania lindore, e cila kandidoi kundër Kovesit në vitin 2012 për postin e kryeprokurores së DKA-së.

Kandidati i fundit, gjeneral majori Nikolae Lupesku, është një prokuror ushtarak në Gjykatën e Lartë dhe kandidoi për postin e kryeprokurorit të krimit të organizuar në vitin 2015.

Kovesi, i cili drejtori DKA-në për pesë vjet, kishte kohë që nuk kishte marrëdhënie të mira me Social Demokratët në pushtet që kur partia fitoi zgjedhjet në dhjetor 2016.

Gjatë mandatit të saj, dhjetëra ish-deputetë, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë u dënuan për korrupsion.

Midis tyre ishte kreu edhe i Social Demokratëve, Liviu Dragnea, i cili u dënua në dy raste korrupsioni në vitin 2016 dhe 2018 dhe ende është nën hetim për shpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BESAR LIKMETA/ ONM sfidon prokurorin Bujar Hoti: Ka ardhur koha të tregosh të vërtetën
Previous article Aulona Musta kërcen TWERK para të gjithëve/ Sara Kapo ka diçka për ti thënë: Të lutëm boll se më ngeli në...(VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT