• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU GRUAN DHE DY VAJZAT/ Jeta e fshehtë e 33-vjeçarit
Home
Jetë

VRAU GRUAN DHE DY VAJZAT/ Jeta e fshehtë e 33-vjeçarit

6 September, 2018 k.autor Jetë

Chris Watts, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe dy vajzave të tij, rezultoi se ka tentuar të mbysë të dashurën e tij gjatë seksit. Gruaja, që foli në mënyrë anonime për Radar Online, pretendoi se Watts i pëlqente “seksi kafshëror” dhe “ e humbte” gjatë marrëdhënies.

Ajo tha gjithashtu se Chris i kishte treguar “fantazi përdhunuesi” gjatë tradhëtisë me të në muajin Maj dhe Qershor. Ata u njohën në një aplikacion për takime online dhe ajo tha se tradhëtia përfundoi disa javë para se të vriteshin gruaja dhe dy vajzat e tij.

E dashura e Chriss tha: “Ai më vendoste duart në fyt gjatë marrëdhënies seksuale. Kjo më tmerronte. Ai kishte një fantazi përdhunim dhe ishte shumë i çuditshëm. Kur ishim duke kryer marrëdhënie, ai ishte shumë kafshëror dhe shndërrohej në një person komplet tjetër. Chriss nuk ishte nga ata burra që të përkëdhelin dhe shohin filma me ty”.

Ajo shtoi se i ndërpreu marrëdhëniet me të kur Watts nuk e nxirrte më për takime, pasi ndihej sikur e përdorte vetëm për seks.

33-vjeçari përdorte fotografi të ndryshme në aplikacionin Tinder dhe thoshte se ishte i divorcuar. Së fundmi janë shpërndarë fjalë se Chris kishte marrëdhënie edhe me burra edhe më gra. Një burrë telefonoi në një televizion dhe tha se ishte lidhur me Watts nga një aplikacion online.

Chris Watts është arrestuar më 15 Gusht 2018 për akuzat “tre vrasje të shkallës së parë”, “dy vrasje të shkallës së parë të fëmijëve nën moshën 12-vjeçare” dhe “fshehjen e tre trupave të vdekur”. Prokurorët mund të kërkojnë edhe dënimin me vdekje nëse provohen krimet për të cilat është akuzuar.

Thuhet se ai po kontrollohet çdo 10 minuta nga rojet e burgut, pasi dyshohet se mund të kryejë vetëvrasje.

Detektivët besojnë se ai i ka vrarë dy vajzat e tij, 3 dhe 4-vjeçare, para se bashkëshortja të kthehej në shtëpi nga një udhëtim pune. Më pas vrau dhe bashkëshorten Shanann dhe i varrosi pranë kompanisë së naftës, ku punonte.

Trupi i bashkëshortes u gjet në një gropë të cekët pranë kompanisë, ndërsa trupat e vajzave u gjetën të zhytyra në fuçitë e naftës.

Por Watts pretendoi se u zgjua kur u rikthye bashkëshortja nga udhëtimi dhe i tha se po e tradhëtonte dhe se donte të ndahej prej saj. Ai tha se pa në monitorin e foshnjeve bashkëshorten duke mbytur vajzat e tyre dhe nga tërbimi e vrau.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Lul, nëse ti kalon vettingun, do të të votoj, pastaj…. do vras veten!
Previous article AKSIDENT NË KAVAJË/ Përplasen dy MAKINAT. Dy fëmijë të plagosur dhe një...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT